Fluksi i turistëve në Shqipëri, Gonxhja: Turizmit është aset kombëtar, protestat duhet të peshojnë pasojat për ekonominë

28 Korrik 2026, 19:10Turizëm TEMA

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka deklaruar se Shqipëria renditet sot ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri nënvizoi se ky pozicionim në tregun ndërkombëtar është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe reformave të kryera përgjatë viteve.

Në fjalën e tij, Gonxhja bëri thirrje për maturi nga aktorët politikë dhe publikë, duke theksuar se ruajtja e imazhit të sigurisë dhe stabilitetit është thelbësore për ekonominë e vendit.

Sipas ministrit të Turizmit, arritjet e sektorit nuk janë rastësore, por produkt i një pune të koordinuar për konsolidimin e Shqipërisë si destinacion konkurrues në Mesdhe.

“Ai është rezultat i një procesi të gjatë investimesh në infrastrukturë, zgjerimit të kapaciteteve aeroportuale, përmirësimit të rrjetit rrugor, rritjes së konektivitetit ndërkombëtar, promovimit të qëndrueshëm të vendit dhe ngritjes graduale të standardeve të shërbimeve. Në thelb, kemi të bëjmë me një kapital reputacional që është ndërtuar me kohë, përmes përpjekjesh të vazhdueshme.”, shkruan Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Turizmi si shtyllë ekonomike dhe ndikimi i protestave

Gonxhja vuri në dukje se turizmi përfaqëson burimin kryesor të të ardhurave për mijëra familje, mbështet sipërmarrjen dhe krijon mundësi punësimi për të rinjtë. Ndaj, sipas tij, format e protestave politike duhet të peshojnë pasojat që sjellin mbi interesin publik dhe imazhin e vendit.

“Në një shoqëri demokratike, e drejta për të protestuar dhe për të artikuluar qëndrime politike është themelore. Megjithatë, po aq themelore është edhe përgjegjësia për të peshuar pasojat që format e protestës mund të kenë mbi interesin publik. Kur veprime të caktuara prodhojnë imazhe pasigurie apo pengojnë funksionimin normal të jetës ekonomike, ndikimi i tyre nuk mbetet vetëm në sferën politike; ai reflektohet te perceptimi i turistëve, te besimi i investitorëve dhe te aktiviteti i bizneseve që varen drejtpërdrejt nga turizmi.”, thekson Gonxhja.

Thirrja për përgjegjësi publike

Në përmbyllje të reagimit të tij, ministri nënvizoi se besimi i fituar në tregjet ndërkombëtare tejkalon interesat e ditës politike dhe duhet mbrojtur nga të gjithë faktorët në vend.

“Shqipërisë i janë dashur vite reforma, investime dhe përpjekje të koordinuara për të fituar besimin dhe vëmendjen e tregjeve ndërkombëtare. Kjo përbën një arritje që tejkalon interesat e ditës dhe duhet trajtuar si një aset kombëtar, i cili kërkon kujdes, maturi dhe përgjegjësi nga të gjithë aktorët e jetës publike.”, apelon ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Fluksi i turistëve në Shqipëri, Gonxhja: Turizmit është

1 Komente

  1. B
    Ben

    Cfare po na thua more! Te mos bejme zhurme se tremben turistet? Shqiptaret te mos protestojne se nuk fitojne dot miliona disa njerez? A e di ky Trendafili se cfare detyre ka? Eshte minister i qeverise Shqiptare dhe jo I turisteve! Kujt i plasi trapi per turistet kur njerezit nuk fitojne gje!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema