Revista gjermane Focus.de i ka dedikuar së fundmi një artikull turizmit në Shqipëri, duke renditur edhe arsyet kryesore pse duhet zgjedhur vendi ynë për pushimet e kësaj vere.
Në brendësi të artikullit, Focus shkruan: “4 fakte rreth Shqipërisë si një destinacion pushimi”.
Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare të vendosur në detet Adriatik dhe Jon. Vendi ofron plazhe të shumta, nga vendpushime plot gjallëri deri te gjire më të qeta.
Gjithashtu, vendi shpesh konsiderohet si një destinacion udhëtimi më i përballueshëm krahasuar me shumë destinacione të tjera mesdhetare, pasi akomodimi, ushqimi dhe transporti janë ende relativisht të lira.
Revista gjermane Focus.de nënvizon në artikull se ka më shumë sesa thjesht plazhe, pasi Shqipëria ofron si det ashtu edhe male, parqe kombëtare dhe qytete historike si Berati dhe Gjirokastra.
Mbi të gjitha, Shqipëria është në rritje si destinacion pushimi. Ajo është rritur me 75% dhe po zhvillohet si një pikë e re turistike e Evropës Juglindore. Sipas Focus.de, kjo u zbulua së fundmi në një studim të rëndësishëm nga një prej markave prestigjioze të kartave të kreditit, e cila analizoi në mënyrë anonime më shumë se 78 miliardë transaksione evropiane nga viti i kaluar. Ky bum turistik pritet të ketë pasoja pozitive ekonomike për Shqipërinë.
Në përmbyllje të artikullit, revista gjermane Focus.de shkruan se ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2035 sektori i turizmit mund të përbëjë deri në 30% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe të krijojë mbi gjysmë milioni vende pune, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Lini një Përgjigje