Festivali “Nona” në Përmet/ Rama: Nga 7-9 gusht festojmë traditën dhe kulinarinë

20 Korrik 2026, 09:30Turizëm TEMA
Festivali “Nona” në Përmet/ Rama: Nga 7-9 gusht

Kryeministri Edi Rama ka nisur javën me një mesazh në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar “Nona”, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 9 gusht në Përmet.

Ky festivali thotë Rama synon të promovojë traditat shqiptare, kulinarinë vendase dhe vlerësimin për brezin e tretë, duke e kthyer Përmetin në një pikë takimi për vizitorë nga e gjithë vendi.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e Festivalit Kombëtar NONA, që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 gusht në Përmet, ku festohen tradita, kulinaria, respekti dhe dashuria për brezin e tretë, ju uroj një javë të mbarë.”,  shkruan Rama.

Festivali “Nona” do të mbahet përgjatë tre ditëve, nga 7 deri më 9 gusht, me aktivitete të dedikuara trashëgimisë kulturore, gatimeve tradicionale dhe promovimit të vlerave familjare e shoqërore.

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    O debili i Lindes me kapele, mos shkruaj me germa te medha sepse tregon qe je idiot. Hajdut familjarisht

    Përgjigjjuni
    1. E
      Era

      Në Pëmet i thonë: "Nëna", ose Nënja"...!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje