Nga SHBA në brigjet e Jonit / Të huajt zgjedhin Sarandën për natyrën dhe ujërat e kristalta

12 Korrik 2026, 18:35Turizëm TEMA
Nga SHBA në brigjet e Jonit / Të huajt zgjedhin Sarandën për

Në mes të sezonit turistik Saranda po mirëpret turist nga mbarë bota. Kjo familja ka mbërritur nga Filadelfia për një  javë pushime në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

“Gjithcka eshte e mrekullueshme, qe tani kemi shkembyer foto me miqte dhe u kam shkruar te vijne, se ka natyre fantastike, eshte vend i mrekullueshem per tu vizituar.

Më pëlqen ushqimi më se shumti…

Jam Adriana jam shume e lumtur ketu.

Zgjodhëm të vijmë këtu për plazhin me ujë shumë të pastër dhe njerëzit janë të këndshëm.”

Ndërsa ky  turist  me origjinë nga Ukraina  viziton Shqipërinë për herë të parë.  Saranda për të ka  brigje të bukura  dhe apartamente me çmime të arsyeshme.

“Jam nga Ukraina, por jetoj ne Gjermani, eshte hera e pare qe vij ne Shqiperi, me pelqen shume Saranda, kam bere disa udhetime me varka ku kam pare brigje te vecuara, eshte vendi me i miri per te kaluar nje vere dhe pushime te paharueshme. Ketu kam gjetur njerez nga gjithe Europa. Persa i perket cmimeve mendoj qe restorantet kane cmime te larta, ndersa apartamentet dhe ushimet ne markete kane cmime te arsyeshme.”

Sipas Operatorëve Turistik në Sarandë ky sezon nisi më herët se zakonisht.  Qyteti bregdetar akualisht po zgjidhet kryeisisht nga  turistë të rinj dhe aventurier.

“Ky sezon filloj me heret se vitet e tjera, ka disa vite ne fakt qe sezoni fillon qe muajin prill, prezenca eshte e konsiderueshme, e mire, me majin maj kemi pjesemarrje te pelqyeshme, me muajin qershor po tregon qe kemi prevalence te moshave te reja.

Statistikat e portit te Sarandes po tregojne nje numer te larte te hyrjes se turisteve, moshat e reja e perqafojne me teper qytetin, por ne duhet te kthehemi pak te klienti shqiptar edhe i huaj i moshes 40 vjec e lart te cilet kane nje qasje tjeter te pushimit te tyre.”

Saranda mbetet një nga qytetet më të populluara  në verë me të rinj europian, që dashurojnë brigjet e Jonit. /abc news

Lini një Përgjigje