VIDEO/ Protesta, ja sa u mblodhën në sheshin "Skënderbej"

12 Korrik 2026, 19:50Politika TEMA
VIDEO/ Protesta, ja sa u mblodhën në sheshin

Është dita e 43-të e protestës dhe qytetarët kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin “Skënderbej” për të shkuar më pas drejt kryeministrisë.


Siç ata janë shprehur edhe në ditët e mëparshme, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Rama. Ky i fundit i ka kundërshtuar duke thënë se dorëheqja “nuk bëhet me ultimatume” pasi ka një kontratë me më shumë se 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar.


Megjithatë, prej disa javësh, qeveria ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me protestuesit që vërtet dëshirojnë të mbrojnë natyrën dhe shqetësohen për vendin, por ka kërkuar “transparencë” prej tyre.

 

Lini një Përgjigje