Edi Rama argumenton se 4 milionë eurot e shpenzuara për koncertin e Kanye West nuk ishin një shpenzim i panevojshëm, por një investim për të mbrojtur një projekt më të madh, imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, ekonominë e Tiranës dhe besueshmërinë e vendit si organizator i eventeve të mëdha.
Sipas tij, fondi u bë i nevojshëm vetëm në momentet e fundit, pasi pati kërcënime, shantazhe, fushata bullizmi dhe presion në rrjetet sociale, të cilat, sipas Ramës, rrezikuan zhvillimin e koncertit.
Ai pretendon se, nëse nuk do të kishte ekzistuar ky presion, 4 milionë eurot nuk do të ishin nxjerrë nga arka e shtetit.
“Pensionet nuk paguhen nga pesimizmi. Spitalet nuk ndërtohen nga refuzimi i çdo nisme të madhe. Mirëqenia nuk lind nga zvogëlimi i ëndrrave. Ajo lind nga guximi për të parë më larg, për të synuar më lart dhe për të krijuar më shumë vlerë, duke pasur kurajo gjithmonë për të guxuar më shumë. Tani edhe dy fjalë për 4 milionë eurot dhe për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Ndërkohë që hedhin pa pushim helm, helm, helm në veshin e njerëzve… nga pensionistët deri te më të rinjtë, duhet të ekspozohen përpara faktit se ato 4 milionë euro po, ishin një investim.
Po, investim i bërë në minutën e fundit për të shpëtuar investimin shumë më të madh për Shqipërinë, për ekonominë e Tiranës dhe për mijëra njerëz nga 80 vende të botës që i kishin prerë biletat për të ardhur këtu dhe, mbi të gjitha, investim për të mos hapur një plagë të re mosbesimi ndaj një Shqipërie ku i kanë sytë të gjithë dhe ku do të mbajë fjalën që i garanton të gjitha aktivitetet ndërkombëtare dhe të huajt që presin biletat për të ardhur në këtë vend. Por e vërteta e 4 milionëshit, edhe më e plotë sesa kaq, është edhe më e plotë përtej asaj që kemi bërë ne, sepse ato katër milionë euro nuk do të kishin dalë nga arka e shtetit po të mos ishin bërë kërcënimet, shantazhet, fushata e bullizmit dhe histeria e dhunshme e rrjeteve sociale, ku një pakicë njerëzish kujton se mund të imponohet me terror gjuhësor, një vend i tërë, qeverisë, sipërmarrjet ndaj atyre që nuk mendojnë si ata. Si mund të lejohet kjo në një vend demokratik.
Fut një qeleshe në kokë, apo lidh një flamur në qafë dhe merr peng Shqipërinë në emër të popullit, ndërkohë që populli dihet shumë mirë që flet me votë, jo me sharje, jo me kërcënime, jo me dhunë e shantazh përmes disa zëvendësve që në rastin më të mirë janë llapaqorra të paditur, dhe në rastin më të keq janë aventurierë të kapur.
Prandaj, nëse atyre dhe kujt ndjekin ata nga pas i dhembin ato 4 milionë, le t’i kërkojnë njëherë llogari vetes për klimën e dhunës që kanë ushqyer për kanalet sociale, sepse katër milionë eurot nga arka e shtetit nuk i nxori koncerti, por i nxori sulmi. Agresioni i vetëm për ta shkatërruar koncertin”, u shpreh Rama.
Dmth, amerikani e paska hedhur vallen në gojën e ujkut dhe, ju, ia paskeni mbyllur ujkut gojën me 4 mln euro. Mençuri më duket. E pëlqej guximin tuaj.
Poshtë mentaliteti dhe korrupsion Turko-islamik- lindor- komunist, që ti or Rama dhe njerzit si ti, kanë ndertue që nga vit 1945 në Shqiprinë tonë të mjerë. Spak jemi me ju kunder ketyrë horrava Turko-islamik- lindor, pa dallim partije.
Hahaha,fajet e deshtimit i ka populli,e pa shembullt,qfar niveli i nje kryeministri,debil,i shemtuar.Vetum nje drogagji munde te deklaron se fajet e humbjes se miljonave i ka populli,po e pranon se jane humb miljonat.Shqiptar nuk i keni borgje ta duroni dhe ta keni kryeminister,hudheni ne plehun e historis,NE BURG.