Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

12 Korrik 2026, 12:15Politika TEMA
Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është

Alesia Balliu, e ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi protestën që vijon prej më shumë se 40 ditësh, duke e cilësuar atë si pasojë të mungesës së një opozite funksionale në vend.

Sipas Balliut, Partia Demokratike nuk ka më kapacitet për të mobilizuar qytetarët, ndërsa protestuesit janë mbledhur për të ngritur shqetësime të ndryshme që lidhen me jetën e përditshme.

“PD nuk i ka kapacitetet për të mbledhur njerëzit, sepse drejtohet nga një person që është i urryer nga populli shqiptar. Protestuesit kanë dalë aty, sepse vendi nuk ka opozitë. Në mungesë të një opozite të vërtetë, qytetarët kanë dalë vetë në shesh. Dikush proteston për arsimin, dikush për shëndetësinë. Kjo protestë kërkon largimin e Sali Berishës nga politika”, u shpreh ajo.

Balliu shtoi se protesta, sipas saj, ka zbehur rolin e PD dhe të Sali Berishës.

“Protesta e ka sfumuar opozitën. Kjo opozitë është e shuar nga kjo protestë. Opozita në Shqipëri është e shitur. Mungesa e opozitës solli këtë protestë. Protestuesit janë opozita e vërtetë. Ata i dhanë fund PD-së dhe Sali Berishës. Sot sheshi nuk është më i Sali Berishës”, deklaroi Balliu.

2 Komente

  1. P
    Partizani, non grata, 21 janari, lul brava, linda

    Ka boshllēk juridik pēr burgosjen e politikanēve nē vēndin tonė.PD po digjet, saqē njerēzit nuk besojn mē te selia blu. Ka vetpērmbajtje nga goditjet PDSH, PSSH.Sot kemi shteti e falimentuar dhe qytetarēt qē shohin hartēn e botēs.Boshatisje nga zonat malore, kodra, fshatra,qyteza,qytete.Humbje e vazhdueshme nē rini dhe ekonomi, ku njerēzit jan lodhur duke pritur ndryshimin qē nuk ndodh.Ndërprerjet e tē arrdhurave, energjis, ujit, tē drejtave kushtetuese, jan faktori kryesor i zēvebdēsimit tē shqiptarve me bangladeshas, sirian, afgan,afrikan., dhe gjith mizerja botēs nē vēndin tonē.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Jo vetem veremi sali, por gjithe qelbesirat qe vazhdojne ti shkojne pas kesaj kufome.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje