Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 15 korrik, në orën 18:00.
Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kryetarja e re, Julia Emiri falënderoi anëtarët për mbështetjen dhe shprehu përkushtimin për punën e përbashkët.
Sipas rendit të ditës, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë ekipin që do të ndihmojë kryetarin në drejtimin e Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin e PD-së dhe Komisionin e Apelimit. Në mbledhje parashikohet gjithashtu të diskutohen edhe çështje të tjera.
Mesazhi i Julia Emirit drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar:
Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!
Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.
Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:
1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht:
a-)Sekretarit të Përgjithshëm;
b-)Nënkryetarëve të PD-së;
c-)Sekretariatit të PD-së;
d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.
2-Të tjera.
Rregullore e mbledhjes Neti 1 Berisha ka gjithmone te drejte Neni 2 Sekretari i pergjithshem , Nenkryetari 1,2,3, Sekretariat, komusioni i Apelimit caktohetn nga Berisha Neni 3 Te gjithe anetatet jane dakort edhe pa e ditur se kush jane Neni4 Edhe nese Berisha ia ka futur kot anetaret jane dakort Neni 5 Nenet me siper zbatohen edhe nese nuk votohen 15 korrik 2026
Ju dhjefsha mu ne divizionin SS nazist me emrin mender PD dhe kryetarin e saj kriminelin Sali Halen.