Ndërsa po bëhej gati të fillonte koncerti, Muli ka përfunduar përgatitjet për sulmin mbi stadium. Përveç një grupi që e ka përgatitur brenda stadiumit të hedhë parullën „Rama, jep dorëheqjen“, ai ka përgatitur dhe dy dronë që të fluturojnë mbi stadium me pankartën „Rama, jep dorëheqjen“.
– Kujdes, – i tha Lelo, – se mund të vënë zhurmues antidron dhe do të rrëzohet droni e do të vrasë njeri.
– Po ndodhi ajo, është faji i Edi Ramës, – tha Muli. – Ai që e rrëzon, ai është përgjegjës.
– Duhet ta testojmë njëherë pa filluar koncerti, – tha Lelo. – Ngrejmë një dron të lirë, ta kuptojmë a ka zhurmues apo jo. Nëse ka, duhet të kalojmë në skenarin B.
– Cili është skenari B? – tha Muli. – Nuk kemi.
– E bëjmë tani, – tha Lelo. – Për shembull, presim dritat duke bërë qark të shkurtër në një kabinë. Kështu ndërpritet koncerti dhe njerëzit bërtasin: „Rama, jep dorëheqjen“.
– Kjo është ide gjeniale, – tha Muli. – Siç ia bëmë Rezart Taçit me Realin e Madridit. Për këtë jam usta vetë, – tha Muli. – S’dua ndihmë.
– Dhe si skenar C të jetë: vëmë një foni të fortë aty afër dhe e drejtojmë nga stadiumi, ku të këndohet „Rama, jep dorëheqjen“. Ashtu ia prishim koncertin.
– Dakord, – tha Muli. – Çohu, t’ia nisim punës.
Lini një Përgjigje