Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përkujtoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 31-vjetorin e masakrës, duke theksuar se kjo tragjedi mbetet një nga krimet më të rënda në historinë moderne.
Në një postim në rrjetet sociale, Erdogan shprehu dhimbjen për viktimat boshnjake dhe nderoi kujtimin e tyre.
“Në 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga gjenocidet më brutale në histori, kujtoj me pikëllim dhe mëshirë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona boshnjake që u masakruan. Nderoj me respekt kujtimin e çmuar të martirëve tanë dhe lutem për durim dhe forcë për familjet dhe të dashurit e tyre. Nuk do ta harrojmë kurrë Srebrenicën”, shkroi presidenti turk.
Më 11 korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, pushtuan Srebrenicën, e cila ishte shpallur zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Mijëra civilë boshnjakë, që kishin kërkuar strehim në bazën e paqeruajtësve holandezë, iu dorëzuan më pas forcave serbe.
Gjatë masakrës u vranë 8,372 burra dhe djem boshnjakë, të cilët u ekzekutuan në pyje, depo dhe fabrika, ndërsa trupat e tyre u fshehën në varre masive në përpjekje për të mbuluar krimin.
Çdo vit, më 11 korrik, viktimat e identifikuara varrosen në Varrezat Përkujtimore të Potoçarit. Deri më tani, 6,772 viktima janë varrosur në këtë kompleks memorial, ndërsa 250 të tjera janë prehur në varreza lokale sipas dëshirës së familjeve. Mbetjet e më shumë se 1,000 viktimave ende nuk janë gjetur.
Po kaq civilë u masakruan dhe u zhdukën edhe në Qipro dhe nuk do të harrohet kurrë! Dhe Erdogan në Qipron e ndarë mban akoma në një territor vetëm 3500 km katrorë 100 mijë ushtarë turq!!!! Pa folur më pas për gjenocidin ndaj armenëve e grekëve që kapin shifrat mbi një milion njerëz!
Na plasi k o grek m
Po atë gjenocidin tuaj që zhdukët nga faqia e dheut 2 milion armenë , duhet t'a harojmë ?
Na thoni pak o vellezerit e turkut, pse nuk i ndihmoi turqia muslimanet e bosnjes nga masakrat? Kryetari NATOs aktual Rutte ka qene komandanti i forcave Hollandeze qe kishin per detyre per te ruajtur boshnjaket dhe i lane ne duar te serbve. Te njejtin njeri ramazoni i shtrengon doren tani.