STAR WARS (Luftë "yllave")

11 Korrik 2026, 15:30Blog Nga Romina Kuko

Në vitin 2013, një peticion i nënshkruar nga 25 mijë amerikanë i kërkonte administratës Obama të ndërtonte një Death Star. Për ata që nuk kanë parë Star Wars, Death Star është një stacion luftarak sa një hënë e vogël, i armatosur me një superlazer që me një goditje të vetme shpërbën një planet të tërë. Si analogji, imagjinoni dikush të ndërtonte një "Google Earth" të armatosur ku në vend që të shohësh hartën, e fshin atë. Butoni "delete" për planetë të tërë, financuar me taksat e tua. Peticionarët e justifikonin kërkesën si investim për sigurinë, mbrojtjen dhe hapjen e vendeve të punës; absurde kjo e fundit, dmth Armagedon se na duhen vende pune.

Për surprizë të të gjithëve, Shtëpia e Bardhë ktheu përgjigje epike zyrtare që, pasi falenderonte qytetarët për këtë iniciativë "fantastike" pak a shumë, thoshte:
- Kostoja e ndërtimit të një Death Star të vërtetë do të ishte rreth 850 trilion dollarë pra sa gjithë GDP e planetit. Pra do na duhej të falimentonim gjithë qytetërimin për të financuar armën që do ta asgjësonte atë; një lloj suicidi fiskal me hapa të logjikshëm
- Administrata nuk mbështet shkatërrimin e planetëve si politikë shtetërore;
- Në vend të kësaj, deklarata e ktheu rastin në reklamë të NASA-s, si të thuash "meqë erdhët deri këtu për të kërkuar armë galaktike, urdhëroni, shikoni ç'bëjmë ne seriozisht.

Ishte kryevepër e përgjigjes diplomatike me humor të nivelit të lartë: si t'i thuash 25 mijë vetave se ëndrra e tyre është qesharake, pa i quajtur kurrë qesharakë. Mediat ndërkombëtare e rrotulluan ngjarjen me humor për javë të tëra dhe aty u mbyll përgjithmonë aventura e "guides së autostopistëve nëpër galaksi". Edhe fantashkenca ka kufijtë e saj të dinjitetit.

E njëjta specie që i kërkoi qeverisë armë për të shpërbërë planetë, më parë në 2008 desh e vari të gjallë Steven Spielberg për një foto ku dilte i buzëqeshur si gjahtar mbi një dinozaur të vrarë. E mbytën me mallkime, kërcënime, epitete si kriminel , vrasës kafshësh, paçka se dinozaurët kanë nja 66 milionë vjet që janë zhdukur dhe kafsha e vrarë në foto për të cilën çirreshin në kor ishte një kockë plastike sajuar si dinozaur, e përdorur gjatë xhirimeve të Jurassic Park!

Psikologjia ka një emër për këtë: groupthink, të menduarit në grup që bëhet një amok vetë-përforcues dhe humbet çdo lidhje me realitetin dhe proporcionin e reagimit. Grupi mobilizohet emocionalisht në mani kolektive rreth një simboli (planet fiktiv, dinozaur i zhdukur prej miliona vitesh) dhe askush brenda grupit s'ngre dorën të pyesë "a ka ky reagim ndonjë lidhje me realitetin?". Eksperimenti i burgut në Universitetin e Standford nga Paul Zimbardo e ka dokumentuar mirë se deri ku shkon mizoria njerëzore njëherë që hyn në rol.

Të njëjtin mekanizëm, tani, po pa asnjë humor për ta shpëtuar, po e shohim edhe në lagjen tonë të botës.

Ditët e fundit, "revolucioni" gjeti betejën e re: sulmin ndaj bizneseve, duke i lënë 1 yll të gjithë atyre që u konsideruan anti-protestë, pro-establishment. Grupe të tëra WhatsApp-i qarkullonin lista të përgatitura me kujdes klinik, për t'i shkatërruar reputacionin "borgjezisë", po që në fakt këta borgjezët janë një prej nesh. Shqiptarë të mirë që kanë humbur netë gjumi, shëndet dhe rini për të ngritur diçka nga hiçi, shpesh me kredi mbi kurriz dhe ankth nga çdo fund muaji. Brenda një nate, gjithë ai mund u shndërrua në pluhur nga disa shumëkëmbësh që klikuan "1 yll" nga kolltuku i tyre, të kënaqur me veten sikur sapo kishin rrëzuar një diktaturë. Nëse ky nuk është terrorizëm ekonomik i ushtruar nga strehimi i anonimatit, s'e di si mund ta quajmë ndryshe. Por që është edhe idiotësi e pastër, kjo s'lë vend për diskutim.

E para: kur pretendon se je duke bërë revolucion, nuk godet pjesën e shëndetshme të ekonomisë duke e etiketuar armik, thjesht sepse është më e lehtë ta godasësh nga anonimati. E kuptoj afshin e hysamedinëve të klonuar për të luftuar kapitalizmin me metoda mizore, po ndërkohë, çdo goditje ndaj një biznesi të vogël e shndërron dikë neutral ose kurioz në armik të hapur të lëvizjes anti-establishment. Sot e pësoi kampingu dhe petullat, nesër është radha jote. Kjo logjikë, kur ushqehet, nuk ngopet kurrë, i duhet gjithmonë një yll i ri për ta fikur. Kjo ligjësi nuk fal askënd, s'ka rëndësi flamuri nën të cilin marshohet. Po i hape derën, bëhu gati kur rrota të rrotullohet.

E dyta: përtej ligësisë morale, është thjesht budallallëk teknik të mendosh se as shteti, as vetë platformat, nuk kanë mjete kundër kësaj. Google, si çdo platformë serioze, ka ekipe të dedikuara pikërisht për manipulim koordinuar të vlerësimeve. Ky lloj sulmi zbulohet dhe rikthehet mbrapsht brenda orësh, jo ditësh. Ndryshimi është vetëm se, tani, jemi bërë rasti studimor javor për prapësira. "Populli që u organizua në grupe për të sulmuar biznese armike në Google Maps si formë proteste politike". Diku në një raport të brendshëm të Google, jemi ndoshta shembulli i ri për trajnimin e algoritmeve anti-mashtrim. Kjo lavdi s'na duhej me thënë të drejtën.

E treta: nuk e di ç'qark i shkurtër u ka ndodhur në tru "luftëtarëve anti-yje" që të besojnë se kjo kalon pa pasoja. Kush ju tha se liria për të menduar barazohet me lirinë për të vepruar në grup, koordinuar, kundër pasurisë së dikujt tjetër? Mund të urresh çdo gjë që të duash në kokën tënde po çasti kur e kthen atë urrejtje në sulm ekonomik të organizuar, aty mbaron liria dhe fillon përgjegjësia penale. Siç thotë shprehja lapidare e vjetër: "ji vetvetja, po jo shumë, se pastaj përplasesh me ligjin" dhe ligji, ndryshe nga yjet e Google s'kthehet mbrapsht brenda natës.

Për sygjakosurit e etur për pushtet që dirigjojnë orkestrën e maniako-yje-fikësve nga prapaskena, tani që dështuan, argumenti se shteti ekzagjeroi reagimin është thjesht një strategji dylekëshe për të minimizuar dëmin real që ky agresion po shkakton. Jo për vetë yjet se ato u rikuperuan mbrëmë nga Google me një klik. As për botsat apo bot-fermat e importuara nga ndonjë Nënvendosje diku këtu afër gjeografikisht. Por për tharmin e vërtetë të errësirës qe po mbrujtet. Një grupim ekstremist që me çdo "operacion" të ri e zgjeron pak më shumë kufirin e asaj çfarë shoqëria e pranon si normale. Dhunë, agresion, urrejtje e paketuar si aktivizëm. Këta janë kërcënimi më i madh ndaj yllit të Shqipërisë drejt BE, yll që në fakt duhet të jetë Ylli ynë Polar, ai që tregon drejtimin edhe kur gjithçka përreth është errësirë e organizuar. Derisa ta arrijmë atë, forca qoftë me ne!

P.S. Po me Kalanë e Rozafës ç'patën?

13 Komente

  1. s
    shqiptar

    Respekte znj Kuko.Forcat e errësirës, nuk do arrijne te pengojne Integrimit e Shqiperise ne BE.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilinci

      Eshte hera e pare qe degjoj (lexoj) qe shumesi i fjales "yll" na qenka : "yllave"....!!!!!!! Ne vend te "yjeve".....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maqo Voskopoqiri

        Doli kjo Korcarja me fame...ti bej gojore publikisht Ramo Duros Sulltan Surrelit...Shko moj kokobina e Sullanit qe te perdor ky Sullan Surreli per klering tek Sooooooreka.@!!!@@@

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maqo Voskopoqiri

          Doli kjo Korcarja me fame...ti bej gojore publikisht Ramo Duros Sulltan Surrelit...Shko moj kokobina e Sullanit qe te perdor ky Sullan Surreli per klering tek Sooooooreka.@!!!@@@

          Përgjigjjuni
          1. h
            hila

            Nuk e di a po e kuptojne ato te Gazetes DITA qe nuk lan vend pa kritiku qeverin e Ramen se nuk ka te drejte ti kritikoje keto lloj sorollopesh anti Shqiptar. Pa le ai Profesori i Sociologjis qe na ka shnderit ne Amerik kur ishte Ambasador, mendoi ti rroje ajo dije qe ka , se urrejtja ja ka ersu mendjen e sut, ndoshta dhe interesi per punen ne gazeten Dita si z.Thano.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              13 paragrafe per reviews online hahaha cfare vendi dhe cfare politike… ai vend vetem me pushtim nga Servia sjpeton.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipëri e re

                Pasi i akuzuan si iranianë, grekë serbë, si antitrumpistë, neomarksistë, ballistë etj etj tani duan t'i damkosin si armiq të brendshëm, gjasme si antiatdhetarë etj! Sikur janë kundër kapitalizmit e ku ta di unë. Protestuesit kanë kundërshtuar shitjen apo dhënien me qera të Sazanit apo Zvërnecit. Po ashtu Rrjollin etj oligarkëve vendas dhe miliarderëve të huaj. Kaq është e gjitha. Ata po kërkojnë një Shqipëri të Re ku pasuritë kombëtare të mos bien në duar të pak individëve, por të shërbejnë për rritjen e nivelit të jetesës së të gjithë popullit! Por kjo nuk u vjen për mirë disave që po pëllcasin që kjo protestë të përfundojë dhe ata të vazhdojnë të shijnë si më parë!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Me kete qe bene, qe ishte komplet pune kalamajsh, tere yjet qe donin tia hiqnin bizneseve ia shtuan rames Bravo tani hani ….

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zonja Torollake

                    Zonja Torollake e Padobishme, Per çfare te sherbejne diplomat kur nuk cek problemin strukturor te ekonomise shqiptare qe ne fakt nuk ka strukture dhe pasqyre e saj eshte pensioni 22000 leke ne muaj per nje profesionist te larte universitar ne fushen e tij kur çmimet jane me te larta se ne ne Kanada Zonja Torollake, merru me shkaqet e problemit dhe jo me hajvanlleqe fantastiko-shkencore

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ligji jam une

                      Duhen zbritur me kembe ne toke udhetaret e gjuetaret e yjeve ,dhe kete mund e Duhet ta beje vetem LIGJI. Nese ligji nuk e ben apo vonon... shqiptaret e prekur e zevendesojne pa PROBLEM, I kthejne ne toke por jo me kembe.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Doktori

                        Yjeve, jo yllave moj e zeze.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Ramsesi IV

                          Ky sulm kunder bizneseve, ndonese virtual, ka analogji historike me Naten e Kristaltë (gjermanisht: Kristallnacht, "Nata e Xhamave të Thyer") e cila ishte pogromi masiv kundër hebrenjve, i organizuar nga regjimi nazist në natën e 9–10 nëntorit 1938. Ajo konsiderohet një pikë kthese vendimtare në përshkallëzimin e përndjekjes naziste, nga diskriminimi ligjor drejt dhunës së hapur dhe, më vonë, drejt Holokaustit. Kristallnacht Emri "Nata e Kristaltë" vjen nga copëzat e panumërta të xhamave të vitrinave të dyqaneve hebraike që mbuluan rrugët pas sulmeve. Gjatë asaj nate dhe ditës pasuese: U dogjën ose u shkatërruan rreth 1,400 sinagoga. U vandalizuan dhe u plaçkitën mijëra dyqane dhe biznese hebraike. U vranë dhjetëra hebrenj. Rreth 30,000 burra hebrenj u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje