Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, u ndal te protestat, ndikimi i rrjeteve sociale dhe roli i algoritmeve në formësimin e debatit publik.
Duke komentuar protestat e fundit, Rama tha se çdo protestë mbart një ose më shumë mesazhe, por theksoi se, sipas tij, shpesh perceptimi publik ndikohet nga informacioni që qarkullon në rrjetet sociale.
“Çdo protestë ka brenda një mesazh ose më shumë se një mesazh. Protesta për Zvërnecin është harruar. Realiteti i fakteve nuk është që qeveria shiti Mesdheun, por krejt e kundërta”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama u ndal edhe te ndikimi i algoritmeve, duke argumentuar se mënyra se si konsumojmë informacion ka ndryshuar ndjeshëm për shkak të përdorimit të telefonave dhe botës virtuale.
“Sot jetojmë në një kohë kur niveli i vëmendjes ndaj asaj që lexojmë, shohim dhe diskutojmë ka rënë shumë. Mendja është shpesh e angazhuar diku tjetër, për shkak të pranisë së vazhdueshme të botës virtuale përmes ekranit të telefonit”, tha ai.
Sipas kryeministrit, algoritmet nuk krijojnë bindje apo vendime, por ndikojnë në mënyrën se si përhapen emocionet dhe debatet.
“Algoritmi ka një rol jashtëzakonisht të madh në përcaktimin e koloritit të jetës sonë. Ai nuk vjen me idetë e veta dhe nuk vendos për ne, por është një amplifikator i zemërimit, i pakënaqësisë dhe i çdo gjëje që ka prirje të shkojë drejt skandalit apo surprizës negative”, deklaroi Rama.
Ehhh merr artist, pikturist, demagogjist, sharlatanist, Propagandist, Göbeslsist.... Po n'a thua që mos të biem viktimë e algoritmeve por të dëgjojmë propagandën tënde dhe qeverisë tënde të lodhur. Ahh i shkreti ti ! Mbase protestat ishin edhe ca kot. Por duhet ta kuptosh mirë se koha e jote mbaroi dhe Shqiptarët i dëgjuan boll pordhët e tua të hajdutave dhe kurvave që të rrethojnë. Fare thjesht eDrama nuk ke më çfarë i jep "BigBrotherit".