“Po turpëroheni me vlerësimet e rreme në Google” - Cufaj: Sulmet nuk do e ndalin Shqipërinë drejt BE-së dhe turizmin

11 Korrik 2026, 12:00Politika TEMA
“Po turpëroheni me vlerësimet e rreme në Google” -

Shkrimtari, gazetari dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka reaguar në rrjetin social X lidhur me vlerësimet negative në Google që po u bëhen bizneseve nga protestuesit.

Në postimin e tij, ai shkruan:

“I dashur @ediramaal, tani kanë kaluar nga rrugët në internet dhe po turpërohen me vlerësime të këqija në Google. Kanë dështuar në të dyja drejtimet: kështu nuk do ta pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe, sigurisht, nuk do ta dëmtojnë turizmin që po lulëzon.”

Lini një Përgjigje