“Harroi se dikur ishte kryeministër, turp...”/ Justin Trudeau bëhet viral në videon e Katy Perry-t, shpërthen rrjeti: Si lepur...

11 Korrik 2026, 12:55Lifestyle TEMA
“Harroi se dikur ishte kryeministër, turp...”/ Justin Trudeau

Ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është bërë pjesë e një vale reagimesh në rrjetet sociale pasi u shfaq duke kërcyer në një video promovuese të këngës së re të partneres së tij, Katy Perry.

Këngëtarja e famshme publikoi në “Instagram” një video ku shfaqet së bashku me disa miq duke kërcyer nën ritmin e këngës së saj më të fundit “Watch It Burn”.

Në video, ylli i muzikës, e veshur me një kostum të plotë, kërcen lart e poshtë në ritmin e muzikës ndërsa këndon, ndërsa pranë saj shfaqet edhe Trudeau, i veshur me pantallona ngjyrë krem dhe bluzë jeshile, duke marrë pjesë në koreografi.

“Tekstet e lashta thonë se nëse kërcen në ritmin e kësaj kënge, do të kesh 1000 vite fat të mirë”, shkroi Katy Perry në përshkrimin e videos.

Videoja u bë virale dhe shumë përdorues komentuan lëvizjet e ish-kryeministrit kanadez. Disa prej tyre e ironizuan për mënyrën e kërcimit, duke e cilësuar si dikush që “kërcen si lepur”.

“Justin Trudeau, ish-kryeministri i Kanadasë, po promovon këngën e re të Katy Perry-t duke kërcyer si lepur. Viti 2026 është i çmendur”, shkroi një përdorues, sipas “Daily Mail”.

Një tjetër komentoi me humor: “Ky djalë harroi se dikur ishte kryeministër i një vendi”, ndërsa një tjetër shkroi: “Si e ndryshon një lidhje një burrë, është e çmendur”.

Kishte edhe reagime më kritike ndaj videos. “Është turp që Trudeau bën diçka të tillë. Ai është shumë vite më i madh se ajo”, shkroi një përdorues. Një tjetër komentoi: “Ideja që ish-kryeministri i vendit të dytë më të madh në botë merr pjesë në një sfidë të Katy Perry-t në TikTok”.

Një tjetër komentues shkroi: “Sa i parëndësishëm është bërë Kanadaja si vend? Ky njeri ishte kryeministri i tyre dhe tani është një personazh dytësor në një video të Katy Perry-t”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lini një Përgjigje