VIDEO/ Entuziazëm i jashtëzakonshëm! Fansat shqiptarë presin me ovacione Kanye West në Tiranë, sonte koncerti para rreth 60 mijë spektatorëve

11 Korrik 2026, 10:00Lifestyle TEMA
VIDEO/ Entuziazëm i jashtëzakonshëm! Fansat shqiptarë presin

Atmosfera në Tiranë është elektrizuese. Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe si YE, ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, ku është pritur me ovacione nga dhjetëra fansa të mbledhur pranë hotelit ku është akomoduar.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohen thirrjet dhe brohorimat e admiruesve të artistit, të cilët e përshëndesin me entuziazëm teksa ai hyn në hotel, i shoqëruar nga një ekip i madh sigurie.

Sonte, YE pritet të ngjitet në skenën e “Eagle Stadium”, ku rreth 60 mijë spektatorë pritet të ndjekin një nga eventet muzikore më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Në Tiranë kanë mbërritur gjithashtu mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare, për të ndjekur nga afër koncertin.

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa në disa akse rrugore janë vendosur kufizime të përkohshme të qarkullimit për shkak të fluksit të lartë të pjesëmarrësve.

3 Komente

  1. T
    Top

    Hahaah ka cuar rama patronazhistet ta presin

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sos

      Tani PS mund te quhet lirshem partia e kany west

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrrryyyyyyyppppp

        Hahahahaha Na erdhi Princi tesh kena pshtu

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje