Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbërrijnë qindra turistë dhe automjete

11 Korrik 2026, 09:50Sociale TEMA
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbërrijnë qindra

750 pasagjerë, rreth 200 autovetura dhe një numër i lartë mjetesh të tonazhit të rëndë si kamionë, autobusë apo kampera zbarkojnë në Vlorë këtë të shtunë.

Në nisje të fluksit këtë sezon veror fundjavat janë kthyer në ditët me fluksin më të lartë të mbërritjeve në qytet nga Porti Detar i Vlorës.

400 pasagjerë dhe 96 automjete kanë mbërritur me tragetin e parë të linjës Brindisi-Vlorë dhe rreth 350 pasagjerë dhe 100 automjete do të zbarkojnë me tragetin e dytë të kësaj linje që mbërrin në orët në vijim. Ky numër mund të cilësohet si më i larti i regjistruar përgjatë fundjavave.

1 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Ca behet kshu u terbuan flamingot dhe pelikanet nga e gjith bota po na pushtojne... plot restorantet e plazhet, nuk po ja dalin dot. Hajde me krah te lehta protesta, viva vlora.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje