Koncerti i Kanye - Gonxhja: Për këtë event do flitet gjithë verën (VIDEO)

11 Korrik 2026, 13:10Kulturë TEMA
Koncerti i Kanye - Gonxhja: Për këtë event do flitet gjithë

 Shqipëria bëhet sot në mbrëmje, më 11 korrik, qendra e vëmendjes së muzikës ndërkombëtare, me koncertin e artistit të njohur botëror Kanye West, një nga emrat më me ndikim në skenën globale të muzikës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se përgatitjet për këtë event madhështor vijojnë, ndërsa ftoi publikun të bëhet pjesë e një mbrëmjeje që pritet të shënojë një moment të veçantë për skenën kulturore dhe artistike në vend.

“POV: Nesër mbrëma je në eventin për të cilin do të flitet gjithë verën”, shkroi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, duke njoftuar gjithashtu se biletat vijojnë të jenë të disponueshme me një ulje prej 30%.

Koncerti i Kanye West pritet të sjellë në Tiranë mijëra të apasionuar pas muzikës, duke e vendosur kryeqytetin shqiptar në hartën e destinacioneve të rëndësishme për eventet ndërkombëtare.

Ky spektakël muzikor vjen si një tjetër dëshmi e rritjes së interesit ndërkombëtar për Shqipërinë, jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si një hapësirë që mirëpret ngjarje të mëdha kulturore dhe artistike.

Përmes këtij eventi, Tirana ofron një përvojë unike për publikun vendas dhe vizitorët, duke ndërthurur muzikën, kulturën dhe atmosferën e një sezoni veror që po shënon një numër të lartë aktivitetesh ndërkombëtare.

Biletat për koncertin vijojnë të jenë të disponueshme përmes platformave online të shitjes, me një ulje prej 30%. A.K./TemA

2 Komente

  1. U
    USA citizen

    Ky koncert eshte thjeshte nje antimiting nga ato te saliut DIKUR, antimiting ndaj protestes rinore kombetare per fundin e PAZAROKRACISE dhe lindjen e DEMOKRACISE SE VERTETE ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Telling the truth

      Po ky gonxhja eshte magjyp. Se dini akoma? Magjypi per magjypin ben gjithcka!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje