Getsbi i madh

11 Korrik 2026, 11:53Kulturë Adri Kalaja

Getsbi i madh

Një prej shkrimtarëve “të mallkuar” që nuk i realizuan pritshmëritë e tyre është Francis Scott Fitzgerald. Prej tij pritej më shumë por alkolizmi dhe marrëdhënia me Zelda Fitzgerald e bënë që të dështonte në shumë prej përpjekjeve të tij letrare. Ai nuk ja mbërriti kurrë një kryevepre që të shprehte plotësisht talentin e tij. Ai la megjithatë hijen e një kryevepre. Libri titullohet « Getsbi i madh » dhe është në shqip nga botime “Bota Shqiptare" përkthyer nga Stavri Pone.

Libri rrëfen një dashuri aq sa tragjike aq dhe të pamundur. Atë mes Deizit dhe Getsbit. Gjithashtu romani shërben edhe si një portret i epokës së xhazit dhe ndërthur rrëfimin me kritikën shoqërore. Studiuesit thonë se Fitzgerald ishte një sociolog i mirëfilltë i klasave të larta shoqërore amerikane.

Por ai ishte dhe një diagnostikues i dekadencës së një shoqërie që nuk kishte me se të merrej. Vërtet në ato vite lulëzoi muzika xhaz dhe alkooli por nuk është se pati ndonjë “breakthrough” në shkencë. Shoqëria në të cilën jetoi Fitzgerald ishte një shoqëri e cila humbi shumë dhe një shoqëri e cila ndodhej në të dy krahët (para dhe pas) e ngjarjes së madhe të shekullit XX që ishte lufta botërore dhe komunizmi e fashizmi.

Ndërkohë që në Europë dhe botë bënte kërdinë uria, në Amerikë i thureshin himne kotësisë. Megjithatë epoka e xhazit ka sharmin e vet. Shoqëria amerikane e atyre viteve ishte një shoqëri jo e politikës por e kënaqësisë dhe hedonizmit. Një shoqëri e ngopjes.

“Getbi i madh” është historia e një burri që rikthehet (këtë herë si i pasur) për të rifituar zemrën e dashurisë së tij të parë, të vetme dhe të madhe.

Ngjarjet zhvillohen nëpër festa dhe nëpër darka dhe rrëfehen jo nga personazhi kryesor por nga kushëriri i heroinës.

Libri është ekranizuar disa herë me Robert Redford dhe Leonardo DiCaprio. Libri ka dedikimin "once again to Zelda".

 

Lini një Përgjigje