Vjen për publikun “The Invite”, një film që shmang sensacionet

10 Korrik 2026, 13:13Kulturë TEMA
Vjen për publikun “The Invite”, një film që shmang

Filmi më i ri i studios A24, “The Invite”, me regji dhe interpretim të Olivia Wilde, sjell një histori që nis me një darkë të zakonshme mes fqinjësh, e cila shndërrohet gradualisht në një përballje të tensionuar me dëshirat, xhelozinë dhe të vërtetat e fshehura të marrëdhënieve. Në kast bëjnë pjesë edhe Seth Rogen, Penélope Cruz dhe Edward Norton.  

Filmi shmang sensacionet dhe ndërton një rrëfim ku dialogët janë elementi kryesor i veprimit. Çdo bisedë, heshtje apo vështrim ndryshon dinamikën mes personazheve, duke e kthyer mbrëmjen në një analizë të mprehtë të martesës, intimitetit dhe mënyrës se si njerëzit i justifikojnë zgjedhjet e tyre në emër të dashurisë.  

Kritika ka vlerësuar interpretimet e katër protagonistëve, veçanërisht harmoninë mes Wilde dhe Rogen, ndërsa filmi është cilësuar si një komedi-dramë inteligjente që ndërthur humorin me reflektimin psikologjik mbi marrëdhëniet moderne.  

I bazuar në filmin spanjoll The People Upstairs, “The Invite” është një nga prodhimet më të komentuara të verës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje