Gjatë samitit të NATO-s, Kryeministri Edi Rama pati edhe një vizitë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë fotot e takimit në pallatin presidencial.
“Me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi”, shkruan Rama.
Siç raportojnë mediat turke, Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, si edhe çështje rajonale dhe globale.
Në takim, Erdogan theksoi se po punohet për të çuar përpara marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe se ekziston një dëshirë e veçantë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Presidenti turk deklaroi se forca e solidaritetit të aleancës u demonstrua qartë në Samitin e NATO-s të mbajtur në Ankara.
Erdogan gjithashtu e ftoi Kryeministrin Rama të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, i cili do të mbahet në Antalia në muajin nëntor.
Bravo z.Erdogan. Kryeministrit Micotakisit me nene shqiptare ti rroje e ta shtrengoje fort Feredi Belerin!
Ne muajin nendor nuk do jetr KM Rama por nje nga 5000 pordhestusit me leter me vrime dhe ka mundesi ti bjere kacapordhes agron malariku,zv nje me qeleshe sa me te palare
Joooooo...nuk i hoqi veshin Erdogani qe po fton edhe ndihmen e Jahudive?