Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

9 Korrik 2026, 17:45Kronika TEMA
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për personin me iniciale E.H., i cili u arrestua pas protestës së zhvilluar më 6 korrik.

Me këtë vendim, gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij, por ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, pasi ndaj tij nuk u caktua masë arresti. E.H. do të duhet të paraqitet në policinë gjyqësore çdo të premte të parë të muajit, në orën 15:00.

Prokuroria e dyshon E.H. për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Sipas Gjykatës së Tiranës, vendimi është marrë pasi u shqyrtuan provat e paraqitura nga Prokuroria, argumentet e mbrojtjes dhe rrethanat personale të të arrestuarit.

Gjykata bëri të ditur se nuk mund të japë më shumë detaje për çështjen, pasi hetimet janë ende në zhvillim dhe duhet të ruhet sekreti hetimor.

4 Komente

  1. S
    Sela

    Gjyqtarë të poshtër ,mirë bëni që e lironi vandalin se në burg do ushqehet me taksat tona por duhet të paguajë dëmet një më një

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avdulla qim kim mehmet alla mahmut

      Heqima,avdullaqima,mahmuta,hysena,hasana,sahana,qelipirxhinj te turkut qe i la ketu per shkatrrim e per ta mare kalane nga brenda me bijte e tij

      Përgjigjjuni
      1. U
        U

        Ptuuu,te dhjefsha mu ne gjyqtar dhe mu ne gjykat,eshte kap ne flagrance,duhet mbajt ne burg.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zoi

          Vazhdon poshtërsia në gjykatat tona,janë të gjith hajdutë të drgjeneruar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje