Katër persona janë vënë në arrest shtëpie dhe ndaj 7 të tjerëve është ekzekutuar masa detyrim paraqitje pasi punonin dhe administronin 6 pika këmbimi valutor që operonin pa licencën përkatëse.
Blutë njoftojnë se masat e sigurisë u ekzekutuan nën drejtimin e prokurorisë Berat, ndërsa nga kontrollet në pikat e këmbimit valutor u gjetën dhe u sekuestruan 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.
Njoftimi i policisë:
DVP Berat/ Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ekonomiko-financiare, nën drejtimin e Prokurorisë Berat u ekzekutuan 11 masa sigurie.
4 masa sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 7 masa sigurie "Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".
Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor, pa qenë pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit.
Nga kontrollet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Lini një Përgjigje