Zbulohet skema e tjetërsimit të tokave shtetërore, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit

9 Korrik 2026, 17:05Kronika TEMA
Zbulohet skema e tjetërsimit të tokave shtetërore, 12 masa

Gjykata ka lëshuar lëshon 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit dhe përfitues pronash, zbulohet skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas një hetimi disa vjeçar të Prokurorisë mbi dyshimet për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Ekzekutimi i masave është ende në vijim.

Mësohet se Hetimi nisi pasi gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës u zbuluan parregullsi të shumta. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan të rregullt, ndërsa në të tjerët u konstatuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara apo të dëmtuara, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të paligjshme. 

1 Komente

  1. @
    @.

    Ne Fushë-Kruje kan ber kerdine duke legalizuar lulishte e trotuare. Nuk kuptohet se ku ndahet rruga nga trotuari. Aty duhet te shkoj SPAK.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje