Kreu i policisë Skënder Hita, sqaroi në konferencën për media, ndër të tjera edhe ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të tre zyrtarëve të koalicionit VLEN.
“Policia e Shtetit dhe Kufitare është garant i zbatimit të ligjit, dje në pikën e Qafë Thanës janë paraqitur 4 shtetas, me qëllim për të kaluar në kufi, tre prej tyre ishin me pasaporta diplomatike i është bërë me dije se mund të vijojnë udhëtimin, një person i shoqëruar se bashku me ta, që kishte pengesa të ligjshme në kufi, nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë, në këtë pikë edhe 3 te tjerët nuk kanë pranuar të vijojnë udhëtimin dhe janë kthyer për në RMV.
Nuk është rast i veçuar, përgjatë vitit 2025 kemi kthyer 625 raste. 425 raste në gjashtë mujorin e parë të vitit, është një punë e përditshme dhe nuk ka vend për panik apo të thuash që policia nuk ka kryer detyrën e saj.” tha ai.
Lini një Përgjigje