“Ndalimi i katër zyrtarëve të RMV, për esktremizëm”/ Karamuço: Ka pasur huliganizëm ndaj ambasadorit shqiptar në Shkup

8 Korrik 2026, 21:10Kronika TEMA
“Ndalimi i katër zyrtarëve të RMV, për

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ndalimi i katër zyrtarëve të RMV, për të ardhur në Shqipëri, është bërë për faktin se ata dyshohen për ekstremizëm.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se zyrtarët janë paralajmëruar herë pas here nga ana e institucioneve tona mbi veprimtarinë e tyre.

Karamuç shtoi se në RMV, ka frymë urrejtje ndaj shqiptarëve, teksa shtoi se makina e ambasadorit shqiptar në Shkup është shkatërruar nga disa persona të maskuar.

“Ky nuk është rasti i parë, janë paralajmëruar herë pas here nga ana e institucioneve tona mbi veprimtarinë e tyre. Për një prej tyre dyshohet se merr financime nga disa vende jo mike me Shqipërinë, për të aktivizuar elementë ekstremistë në Maqedoninë e Veriut. Elementë ekstremistë që kanë ardhur dhe kanë qenë pjesë e protestave në Shqipëri. Dy herët e fundit, disa prej tyre janë shpallur non grata. Njëri madje me pasaportë amerikane nga Maqedonia e Veriut. Kanë dhënë edhe deponimet e tyre. Nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me protestën, por me aktivitet të vazhdueshëm të disa prej elementëve ekstremistë fetarë në Maqedoninë e Veriut, të financuar nga para të dyshimte, nga Lindja e Mesme, depozitohen në disa shoqata në Maqedoninë e Veriut.

Janë rrezik real. Çfarë ndodh në këtë moment? Ndërkohë që këta vijnë dhe kanë angazhim në Shqipëri, nga ana tjetër duhet të shikojnë që gjuha shqipe në Maqedoni ka kohë që po nëpërkëmbet dhe nuk po thuhet asgjë, nuk u çua asnjeri në protestë. Këta duhet të shikojnë që ka një frymë ndaj përfaqësuesve diplo,matike urrejtje në Maqedoninë e Veriut. Para disa javësh, ambasadorit tonë i kanë dashur të hyjnë në banesë, i kanë helmuar qenin, kanë shkatërruar me veprime julgane dhe të dhunshme makinën e ambasadës në mes të Shkupit, në një takim zyrtar. Ndërkohë që ambasadori ynë, jashtë, megjithëse makina kishte flamur shqiptar është shkatërruar nga disa persona të maskuar. Këto duhet të na shqetësojnë ne”, theksoi ai.

1 Komente

  1. D
    Dardan

    A ka reciprocitet? RMV nuk asht Amerika qe s’ke çfare i ben, bini more horave, kthejani me te njejten monedhe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje