Gjykata Kushtetuese shqyrton më 29 shtator kërkesën e Ervin Salianjit për çështjen “Babale”

8 Korrik 2026, 17:30Kronika TEMA
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 29 shtator kërkesën e Ervin

Në 29 shtator Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen penale ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

“Në 29.09.2026, ora 11:00, është seanca plenare mbi bazë të dokumenteve për shqyrtimin e kërkesës së Ervin Salianjit, i cili kundërshton vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e tyre si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, njoftoi GJK.

Salianji u dënua me 1 vit burg për të ashtuquajturën dosja Babale. Sipas gjykatës ai krijoi prova të rreme për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me qëllim që ndaj tij të niste hetim penal. Salianji e cilëson dënimin politik. Ai qëndroi mbi 8 muaj në burgun e Fierit.

5 Komente

  1. i
    i indinjuari

    Me sa shikoj, gjykata kushtetues nuk kryen rolin qe ka; as duhet te merret fare me çeshtje penale. Duhet rregulluar legjislacioni ne Shqiperi sepse nje qe vodhi pulat e gjitoni, nuk mund te gjykohet nga gjykata kushtetues !!!Habite dhe çuditem me kete pune

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Mashtrimi është vepër penale me Kod Penal që është në harmoni me Kushtetutën. Edhe nëse del ndonjë kleçk apo teknikalitet, ky prapë mashtrues mbetet.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        A nuk ka pune tjeter, ajo Gjykate! Kulmi qe me nje ordiner, mashtrues.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abedini

          Ky merr pafajsi kur te vdesë Fatmir Çafka

          Përgjigjjuni
          1. A
            As po e as jo

            Ua po c'fare gjukate kushtetuese eshte kjo qe merret me nje burgaxhi , shpifes i nivelit Babale rrugac Vlore ? Po sikur te ngrihen tere te burgosurit te rishikojne edhe njehere denimin .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje