Vrau dy basketbollistët në Korçë në 2024, i shpëton burgut përjetë Damiano Toshi

8 Korrik 2026, 17:10Kronika TEMA
Vrau dy basketbollistët në Korçë në 2024, i

Damiano Toshi, një nga emrat më të njohur të bandës së “5 Dyqaneve”, i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm dhe mund të dalë së shpejti nga burgu, pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit.

Gjykata ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg. Ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka solli rrëzimin e dënimit të mëparshëm me burgim të përjetshëm. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, i urdhëruar nga Gjykata e Lartë. Më herët, kjo gjykatë kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim të ri.

Damiano Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si dhe për plagosjen e Julian Beckës. Ngjarja ndodhi më 3 shtator 2004 pranë Pallatit të Sportit në Korçë dhe konsiderohet një nga episodet kriminale më të rënda të asaj periudhe.

1 Komente

  1. K
    Korcari

    Damiano Toshi nuk eshte i banded de “5Dyqaneve” eshte i bandes se “ cobeneve” dhe Shen Triadhes!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje