Tabaku: 4.3 milionë euro për koncertin, vetëm 1% për hekurudhën – kështu funksionon sistemi i pakicës

8 Korrik 2026, 17:35Politika TEMA
Tabaku: 4.3 milionë euro për koncertin, vetëm 1% për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj vendimit të qeverisë për të vendosur 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit në dispozicion të koncertit të Kanye West, duke e cilësuar këtë financim jo thjesht si një shpërdorim të parave publike, por si shprehjen më të qartë të sistemit ekonomik dhe politik të ndërtuar gjatë 13 viteve të qeverisjes socialiste.

Sipas Tabakut, vendimi për të financuar një koncert, ndërkohë që investimet strategjike mbeten në varësi të borxhit dhe financimeve të huaja, tregon se qeveria nuk drejton ekonominë sipas nevojave të shumicës, por sipas interesave të fasadës, propagandës dhe një pakice të privilegjuar.

“4.3 milionë euro nga buxheti për të shpëtuar një koncert. Vetëm 1% kontribut vendas për të ndërtuar një hekurudhë jetike. Kjo është ekonomia e fasadës. Ky është sistemi i pakicës”, deklaroi Tabaku.

Deputetja demokrate bëri të ditur se qeveria ka miratuar një VKM dhe një relacion buxhetor përmes të cilit i kërkohet Kuvendit të votojë 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit për fondet speciale të koncertit. Në relacion, sipas saj, shkruhet hapur se paratë jepen “për të mos dështuar koncerti”, ndërsa pretendohet një efekt shtesë prej 20 milionë eurosh në ekonomi.

Në të njëjtën kohë, për hekurudhën Tiranë–Durrës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për ekonominë shqiptare, kontributi i drejtpërdrejtë i buxhetit të shtetit është vetëm 1% e financimit të huaj.

Tabaku theksoi se hekurudha lidh kryeqytetin me Durrësin, portin dhe aeroportin, ul trafikun, ndotjen dhe kostot e transportit, rrit produktivitetin dhe mund të prodhojë përfitime ekonomike shumëfish më të mëdha sesa një aktivitet njëditor.

Por, sipas saj, hekurudha nuk prodhon spektakël të menjëhershëm, fotografi dhe propagandë. Për këtë arsye, ajo nuk trajtohet si përparësi nga një qeveri që e ka zëvendësuar zhvillimin me fasadën.

“Ministri i Financave premtoi se koncerti nuk do t’i kushtonte buxhetit asnjë lek. Sot buxheti i jep 4.3 milionë euro. Ndërsa një hekurudhe jetike i jep vetëm 1%. Kjo nuk është rastësi dhe as paaftësi. Kështu funksionon sistemi socialist”, u shpreh Tabaku.

Ajo denoncoi gjithashtu mënyrën se si projekti i hekurudhës Tiranë–Durrës është copëzuar në disa hua dhe kontrata të veçanta. Në komisionet parlamentare, sipas saj, mbërrijnë vazhdimisht kërkesa të reja për borxh: një herë për stacionin e trenit në Tiranë, një herë për elektrifikimin e linjës dhe një herë tjetër për lokomotivat.

“Një projekt që duhej menduar, projektuar dhe financuar si një i tërë, copëtohet në hua, shtesa dhe kontrata të pafundme. Sepse ky sistem nuk është ndërtuar për të përfunduar punët, por për të prodhuar kontrata, borxhe dhe hapësira për klientelizëm”, deklaroi ajo.

Sipas Tabakut, pas fasadës së koncertit ndodhet Shqipëria reale: një vend ku informaliteti në tregun e punës mbetet i lartë, mijëra qytetarë punojnë të padeklaruar ose deklarohen me pagë minimale, ndërsa humbasin kontributet, vitet e punës dhe të drejtën për një pension dinjitoz.

Ajo solli në vëmendje të dhënat sipas të cilave rreth 54% e pensioneve të pleqërisë janë të pjesshme, sepse qytetarët nuk kanë arritur të plotësojnë vitet e nevojshme të sigurimit.

“Ky sistem gjen 4.3 milionë euro për të shpëtuar një koncert, por nuk shpëton pensionistin. Gjen para për propagandën, por jo për formalizimin e punës. Gjen para për fasadën, por vetëm borxhe për infrastrukturën”, theksoi Tabaku.

Deputetja e PD akuzoi qeverinë se ka ndërtuar një ekonomi ku puna dhe prodhimi janë zhvlerësuar, ndërsa pasuria dhe fondet publike përqendrohen në duart e një pakice të lidhur me pushtetin.

Sipas saj, bujqësia është në rënie për të gjashtin vit radhazi, produktiviteti është dobësuar, paraja e pistë ka deformuar tregun dhe prokurimet publike janë kthyer në një bursë qokash të mikromenaxhuara nga Kryeministria.

“Ky është një sistem që nuk investon aty ku prodhohet zhvillim, por aty ku prodhohet propagandë. Nuk ndërton ekonomi të qëndrueshme, por shfaqje të përkohshme. Nuk punon për shumicën, por për një pakicë që përfiton nga çdo vendim, çdo kontratë dhe çdo rialokim buxhetor”, deklaroi Tabaku.

Sipas saj, çështja nuk është më vetëm financimi i një koncerti, por ekzistenca e një modeli të tërë qeverisjeje.

“Një model që financon fasadën dhe braktis ekonominë reale. Një model që shpëton spektaklin, por jo pensionistin. Një model që prodhon borxh për qytetarët dhe privilegje për pakicën. Një model që u merr shumicës për t’i shërbyer sistemit”, u shpreh deputetja demokrate.

Tabaku deklaroi se e vetmja rrugë për të ndryshuar këtë model është largimi i qeverisë dhe çmontimi i sistemit ekonomik dhe politik që ajo ka ngritur.

“Ndërsa Kuvendi përgatitet të ngrejë dorën për një tjetër rialokim buxhetor që nuk u shërben shqiptarëve, ai nuk po financon thjesht një koncert. Po financon fasadën e një sistemi arrogance, klientelizmi dhe korrupsioni që tashmë nuk përpiqet as ta fshehë fytyrën”, përfundoi Tabaku.

16 Komente

  1. A
    Agron

    O sharabajge ku e ke trapin qe do beje ti kur ishe ne bashki,normale qe do kundërshtosh se sojit tend nuk i pëlqejnë keto gjera se jeni mësuar vetem te peishni

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo Tabaku, per here te pare ke te drejte

      Kesaj he Tabaku ka shume te drejt! Turp te kesh per kete koncert Edi Rama. Edhe situr West ta ofronte fre dhe te paguante te gjitha shpenzimet e tjera, ky koncert nuk duhej mbeshtetur nga Qeveria. Tabaku meriton te behet KM nese i mbush mendjen CDUse se drejtesia e Rames ka deshtuar.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dibrani

        Ik kerme laji bythen non grates se ju tha muti ne byth.per aq i duhesh atij

        Përgjigjjuni
        1. e
          eli

          Vetem me nje here te drejte dhe gjithmone qe ha mut i takon te behet KM?!Na çudite!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Spiuni IM muti mutit

          Si kurvar e dua te palloj gjitha per statistike por kjo tabakhonja shume e shpifur , dale … joooo nuk e boj dot . Shpifesire i njejti nivel me Argiten e bin babit e me bana vokshin . Booooo nuk bohet !!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tr

            Foli shale Shqyera nuk e ka Idene se cfar flet.Shko qiu andej nga Berlini.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Idiote

              Idiote ne 4.5 sa eshte fitimi ....100 Pse te investoje nje privât dhe te mari 96 milion dollare kur munde te investoje shteti dhe e mèr ai fitimin , moj femer e pa shkolluar Ne Luxembourg nje commune mer kredi ne banke ndertone (maison de retraite shtepi presesh ) me fitimin paguan kredin bankare dhe pjesa tjeter i kalone communes....

              Përgjigjjuni
              1. h
                hila

                Un mendoj qe vendet bosh, per biletat e pa shitura tu jepen Studenteve te universiteteve e shkollave te mesme pa pagese ose me cmim te ulet.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ne asnje menyre

                  Jo, doni te cmendi edhe ajken e rinise me kete koncert idioti?!

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vezhguesi

                  E zgjuar dhe profesioniste dukesh moj zonje ne letra dhe komente, prandaj e ndrite kur ishe ne pushtet! Suksese te medha,nga fitorja ne fitorje! Pika qe nuk te bie ty dhe partise tende zhgarravine,kashte dhe koqe!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Biznesi

                    Po mire moj zonja Tabaku , se nuk po na thuaj ndonje gje te re po pse nuk thij sa do fitojme? Ka biznes qe funksionon po nuk harxhive ? Po per kampionatin boteror sa jane harxhuar ke bere ndonje llogari ti si ekonomiste?!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali

                      Talebane femer

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetari

                        Nuk besoj se ka femër më të ndyrë dhe të shpifur se kjo Tabakhanja. Është bërë sikur e ka nxjerrë Saliu nga bytha.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Salihi

                          Kartorja e salehit

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironsi

                            Pensionet dalin te uleta sepse ne kohen e qeverisjes tuaj nuk paguanin sigurime ata qe punonin po ashtu punonjesit e sigurimeve ne lagje e fshatra shkonin dhe u merrnin sigurime duke paguar per nje vit pune 6000 mije lek ne fshat e 12000 leke ne qytet e nga do dali pensioni i mire me kete pagese te pa perfilleshme dhe bete te falimentoje skema dhe ata qe paguanin sasia e parave per sigurime me baze vjetore ishte10 deri 20 here me e larte etj Pra nuk keni te drejte morale te flisni jo vetem per pensione por per asgje qe ka te beje me ekonomine.Ah se harrova ne kohen tuaj parate e mbledhura nga sigurimet ne vend qe ti dergonit tek ISSh ju dhate ish te perndjekureve e ish pronareve dhe per pasoje mijera njerez mbeten pa siguruar dhe sorollaten ne gjygje.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Komentuesi

                              QEVERIA E PAKICES THOTE IDOTJA ,PAKICE ME 87 DEPUTETE MOJ KURVE, PO TY STE QI NJERI ME DHE TI DEL MENDSH ME IDIOTLLEQET E QELB DYNJANE SI LEGJENDAR BRRISHA........YT QELBESE ....

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje