4 mln € për koncertin e Kanye West, Rama: I dhamë për të mos turpëruar Shqipërinë. Ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura nga ky event

8 Korrik 2026, 09:40Politika TEMA
4 mln € për koncertin e Kanye West, Rama: I dhamë për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West në Shqipëri, duke mbrojtur vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro.

Rama deklaroi se fondi është vënë në dispozicion “në minutën e fundit” për të mos turpëruar Shqipërinë para afro 25 mijë të huajve nga 80 vende të botës, të cilët kanë blerë biletat për koncertin.

Sipas kreut të qeverisë, eventi pritet të sjellë jo më pak se 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare, përmes rritjes së konsumit, turizmit dhe rezervimeve në hotele e struktura akomoduese. Ai solli në vëmendje edhe përfitimet nga finalja e UEFA Europa Conference League Final 2022, e cila sipas UEFA-s gjeneroi 160 milionë euro për ekonominë.

Kryeministri theksoi se rezervimet në platformat turistike kanë shënuar një rritje të ndjeshme për fundjavën e koncertit, duke e cilësuar eventin si një mundësi të rëndësishme promovimi për Shqipërinë turistike.


Reagimi i plotë i Edi Ramës:

4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West;

për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert - në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve - ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.

Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht.

Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare.

U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin dyfisho biznesin tënd; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.

Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit?

Shumë e thjeshtë:

Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre!

Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht

32 Komente

  1. K
    Komi

    Ca te ardhurs thote ky palloshi. Aty do shkojne vetem patronazhiste me komande

    Përgjigjjuni
    1. B
      Blendi Gonxhe, Sinqerisht

      4 milion euro do ti paguaj une nga kursimet e Eldes dhe Dantes si dhe fitimet e Rent a Kar...kaq I detyrohem "turizmit" te kryeministrit. Po leket per ndertimin e stadiumit si do I justifikoj ..sjane pak mutin ( 40 milion evro).. ja po marr njehere Benetin se mos e fut ai doren ne xhep. Na zhyti ky Zymbyli I gjatë ne mut ja keshtu si pa e kuptuar fare. Donte nje stadium per vehte se sben..Tja kishte rrasur Kumbaros..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maverick

        Cfare do te turperoje ky qe e ka felliqur Shqiperine me maskarralliqet dhe poshtersite qe ben?Cfsre na duhet ky kengetar kur Shqiperia qan nga poshterimet qe i keni bere dhe proteston? Po nuk ka uje neTirane dhe ne nje pjese te madhe te vendit,imungojne ilace dhe kushte njerezore per te semuret,pensione 100-120€,2fish administrate te kalbur patronazhiste qe vjedh non stop bashke me ministra drejtore ,kryetare bashkie e qeverie te kapur ne flagrance me dhine ne krah,narkotrafikante te kapur gafil me leje ndertimi dhe te te ndihmuar e te rakorduar me shtetin.Keto jane turpe qe per nje njeri me 2 gr seder do ta kishin bere te ikte nga pushteti,por ju jeni kafshe shtaze nuk keni seder,dinjitet .Do felliqet Shqiperi me kengetarin e cmendur qe ben racistin dmth autogol

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Ky ka dhjere koke e kembe. Jep me miliona euro per te sjelle ne Shqiperi per nje nate nje cope horr me mikrofon, nderkohe qe pensionistet shqiptare nuk shtyjne dot muajin, jetojne me ilace te skaduara dhe me pensionet me te uleta ne bote. Keshtu ndodh kur buxheti i shtetit menaxhohet nga nje bojaxhi me diplome ne vizatim. Perdor arken e shtetit per qyfyre se gjithe jeten ka qene barbon.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nuk ka Korrupsion në Shqipërihanen tonë!

            Si jeni me ushqimin, pyetën një grup ushtarësh, : Na del e na tepron, thanë ata. Po me atë që u tepron, çe bëni, i pyetën.... E ham e sna del, gjegjën Hushtarët!!!!! ----'zzz--------- Analogjia është kjo: Z. Kriministër, hodhi* 4 milion nga buxheti(lekët tona/qorrave), dhe thot se do marri 100 milion.... Sa do futen në buxhet nga këtë 100 milion? Si do ti masim, që ti themi po na gënjen siç e ke zakon??? ------'zzzz--------- Para 4 vitesh, vet Kriministri, hodhi havadan*, 6 milion euro, në një kompani me aksionet Çifut, për dy Satelit, që Shqiptarët i kan harruar. A mund të na thot Km-ja, Çako Hakiu, ministria e ekonomisë, Kar lo Bol ino, Skënder bixhozi, etj etj.etj, se Cili është produkti real çfar fituam nga këta dy satelit, përveç po*dhëve të KM-që na grisin brekët e varfra të buxhetit???? ----------zzzzz--------- U harxhuan 150 milion Euro për tunelin e llogarasë (përveç 50 milion që i duheshin Belës si para xhepi), që të çon tek vilat e Zamirit, fevzos, topit, gopit, dhe gjith llumit të Tiranës, që e quan veten Elitë...... ..... A mund të na shpjegoj dikush efiçenën e këtij investimi, që përdoret vetëm 35 ditë në vit???? A mund të na thot dikush se si vilen taksat për hoteleri në atë zonë, që janë të përjashtuara nga taksat!!!! ----------'zzzzzzz--------- U prish Porti i Durrësi(në proces prishje): 85 Hektar tok, i kalojnë privatit me 1 euro. .... Shteti Shqiptar, shkatërron nyjen Strategjike të ekonomisi(eksport import) funksionale, dhe me lekët e veta do ndërtojmë pirtin e ri--;-- Pyetja për M e ekonomisë: Po ta jepnit vet për ndërtim pallatesh, si çdo pronar toke, do fitonit 30% të vlerës, pra rreth 2 miliard Euro, Kush mban përgjegjësi për këtë dëm ??? ?? Po për mbi 500 milion euro që do bëhet porti i ri me infrastrukturën e lidhëse kush mban përgjegjësi???? ----------zzzzz--------- Është në proces dhënia e Sazanit për investimin, një qifuti. Nuk ka asnjë sqarim publik, se cili është fitimi i ekonomisë, në kofiçent real, jo i hamendësuar dhe cili është statusi i Sovranitetit në këtë ishull. . . . Dikush fiton besoj, përjetsin në pushtet, por jo buxheti -------- zzzzz-----------E po në Shqipëri nuk ka Korrupsion, ka dashakeq që nuk e kuptojnë Vizionin e Liderrit ton Global. Vetëm Kar lo Bolino, Buton hanxhiu i miellit serb, berat bubuzheli, dhe ca pata e pula e kuptojnë këtë vizion Madhështor,

            Përgjigjjuni
          2. J
            Ja kshu

            Keni qene ndonjehere ne stadium, dhe kur nuk kishte tifoze, hapeshin portat pa bilete

            Përgjigjjuni
            1. F
              Frenetik dhe skizofren ekzemplar

              Ky ish KM po i jep keto € nga fondi emergjencave,ka me turp?Po per te permbyturit ne Durres,Vlore per demet ne bujqesi ,per spitalet dhe te semuret ne onkologjik apo pajisje pse nuk jep asnje kacidhe?Fondi emergjences per keto eshte jo per Kanye qe i ka ne rregull gjerat

              Përgjigjjuni
            2. D
              Detari

              Cpune ka KM qe jep lek privatit per koncert? Nese fitimi pritet te jete 100 milion pse nuk i dha leket privati?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ariu

                Paguja ti pleh, drejtesi, ky ashte mesu tu shperdoru,tu vjedh ne cfare do lloje mynyre, ne duam kushte me jetu , pensjon minimum jetik, spitale mos me mungu gja , uje rrruge, urbane ,ky eka mendjen tralala , jep doreheqje e ne burg, se e kjo nuk ashte pak, pleh,

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlonjati

                  Ariu , epo , po të jetosh me arinjtë nëpër shpella si ti , ç'mund të presësh ? Shpellar muti

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dashnori i familjes se Diarese

                    Do ishte mire te kishe bere nja 2 klase shkolle qe te mesoje te shkruaje o te qifte ariu gjakun e familjes dhe te gjitha femrat qe i ke si kurva ne shtepi. Doreheqjen e pidhit te motres tende te jape o malok i mutit qe je mesuar te flesh dhe te qihesh me dhine ne nje dhome. Do ta tregoni vehten qe jeni fisqira kudo qe shkoni. Ketu ne Gjermani nje cift malokesh gerthiste ne treg sikur kishin ardhur nga pylli dhe kur i kapi policia per koqesh burri i thosh aman ta hengsha karin ta le gruan te ma qish vetem na liro. Po ju qini nenen tuaj mor njerez te palare qe mbani era sqetull 4 kilometra larg. Te plasesh ti dhe gjithe rraca alpine, koncerti do te behet dhe ju do rrini si mut duke kometuar o trima tastjere.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    A.a

                    Shqiperia ka perfitime nga koncerti eshte KW apo ndonje tjeter. Ta kaloje gezuar kush do shkoje. Vetem njerzit e shemtuar ne shpirt dhe qe kane urrejtje per cdo gje te bukur do nxjerrin vrer, inate dhe urrejtje.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      A.a

                      O Edvin o hajdut jep doreheqjen mos haj mut..

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Petrit

                        Ik or trap qe nuk paguan taksa ne Shqiperi. Ankohemi ne qe na mbyten me taksa dhe gjoba per cdo gje sado te vogel. Duhet te jetosh ne Shqiperi si banor dhe jo si turist, atehere do kuptosh hallet tona

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Parku Rinia

                        Cilet ¨Inspektore¨ e ¨Inspektorate¨ po e monitorojne...., e do ta monitorojne, legalisht e ilegalisht fluksin fiskal/tatimor te ketyre 100 milion euro per ne Arken e Shtetit? - - - - - (¨... ekipet tona po ndjekin me vemendje cdo element ... ... ... ¨ ?!)

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlonjati

                          Po ti Parku Rinia, kur do të flasësh një herë të vetme për së mbari, gjithmonë vrer do nxjerrësh nga goja si në Tema, si në Dita, zagar i fëlliqur . Njerëz të qelbur, që dini vetëm të shani e të shpifni . Edhe me koncertet merreni . Në të gjithë botën bëhen koncerte. Ja do bëjmë një koncert koqevarësh me çifteli e qylaf në kokë, këto ju pëlqejnë juve . Po edhe këto me para bëhen, s'ka gratis kapitalizëm .

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nastradini

                          Ky nuk le rast pa u vertetuar qe eshte idiot. Po kete here duket qe kete pacavure e ka shkruar Linda me kapele. Keta qenka pervec se hjadute familjarisht por edhe Idiote familjarisht !

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            berom pacja

                            Si paske te ardhura 100milion euro kur po injekton para per ta mbushur? Xoni ky kryeminister mistik!

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              brunilda

                              aman o njerez po u bej nje propozim ,ju qe nuk doni as ivestime as koncerte as zhvillimin e vendit shkoni ne xhungel atje su duhet as gje eshte cdo gje bio keni ujkun qe ruan se mos vjen dhelpra e ben ndonje koncert ,semos vjen ariu e ben ndonje ivestim ,vjen ndonjehere sazani u sjell ndonje gote dhalle bio keni trimin goxhaj qe ruan mos vij njeri e ben ndonje spital ,skeni nevoj as per shpi e as per shkolla cdo gje bio sic e ka ber natyre ,se keto vendet e tjera ne bote qe bejne ivestime e zhvillime ne vendet e tyre jan injorant e cojn perpara vendet e tyre dhe nuk lodheni rugeve duke bertitur dhe do jetoni nga 500 e ca vjet do ja kaloni dhe shqiponjes se juve nuk ju mbyllyt sqepi si shqiponjes e kshu do jeni te lumtur

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Toni

                                Si miliardat e Alabarit. Tatimet merini sepse nuk jane te perjashtuar. Nese nuk ja merni drejtuesit e tatimeve shperdorojne detyren. Sepse ata perjashtohen me ligj. Nuk mund te thone as nuk e dinim. T ne burim e tvsh. Vrtem kjo llogaritet sakte. Te tjerat jane ajer.....

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Teo

                                  Sa vend Komik jemi. Kryeministri meret me nje koncert. Nuk meret me ekonomine apo politika sociale.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Ptuh

                                    Ti nuk merr vesh nga ekonomia se s'ke diplome ne ekonomi. Je vizatues. As te vizatosh s'di, se po te dije, do shisje vizatimet e tua poshte ures se Parisit ku rrije si refugjat, jo ikona te vjedhura. Te hedhesh ne ere parate e nje shteti te varfer per te sjelle ketu nje rreper te huaj, i thone te jesh kokrra e gomarit injorant i peshtire.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tirana 1967

                                      Kur ajo agjensi apo kompani qe organizon koncertin e K.West e ka te sigurte qe ka dhjetra miliona € perfitime,pse ngeli per 4 milion € pa perfunduar procesin,dhe pikerisht ne minuten e fundit,le ti merrte me kredi ne bankat tona ??? Pse u dashka qe nga fondi per emergjencat civile te japesh sikur edhe 1000 €... Por edhe sikur ta kesh seriozisht kete here pa hile o KM, nuk te beson me njeri,pasi jeni bere si perralla e kecave me mama dhine,fare po fare i pa sinqerte,duke pare qe te gjithe vartesit dhe pushtetaret tuaj,me bekimin tend,gllaberojne cdo dite arkat e shtetit,pa ju dridhur dora... Hajde dhe te te besoje njeri me ty...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. ♤•

                                        Nuk thotë në arkën e shtetit, por në ekonominë shqiptare! Ekonomia shqiptare dmth të gjithë operatorëve ekonomik (100 milion) dhe nga kjo, shteti qendror dhe Bashkia, vjel taksa, o qyp. Shteti ndihmoi (sponsorizon 4 milion për këto të ardhura). Tashti nga 100 milion të ardhura në ekonomi, a i kthehen shtetit 4 milionët, që ndihmoi, prej vjeljes së taksës? Sikur po, 96 milion në xhepat e operatorëve privatë, nuk është një ndihmë për ta? Pa tjetër që po! Kjo është e gjitha që kuptoj nga KM, jo me shurdhimin e bulevardistëve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Scorpion

                                          Ata 25 mije te huaj qe do te vijne ne Shqiperi per koncertin duhet t'i falin Shqiperise 160 euro secili qe te justifikohet kjo shume. Apo po i ben llogarite si Tao: edhe do te hane, edhe do te pine, edhe do te q..ne, edhe do te dhjesin....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 1
                                            1

                                            Per A.a. ketu nuk behet fjale per shpirtzinj apo per shpirt bardhe.Nga ana morale eshte veprim i denueshem, sepse te ne varferia eshte ulur kembekryq dhe 4 milion euro do ishin nje prurje e mire ne farmacite e spitaleve.Nga ana ligjore si ka vepruar k/ministri u takon juristeve ta analizojne dhe nese ka shkelje ta referojne ceshtjen ne prokurori.Si perfundim mendoj se k/ministri i ka shkeput kembet nga toka dhe fluturon ne ajer

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Punë, punë, natë e ditë!!!

                                              Ti, birbo, mos i di budallenjë shqiptarët? Të ishte kështu ne nuk kishim nevojë as të punonim, as të prodhonim, por organizonim koncerte të tilla me një fitim 25 fishin e shpenzimeve dhe "ha Muço, pi Muço"... Largimi yt nga pushteti është emergjencë kombëtare!!! Ke përfituar dhe vazhdon të përfitosh ende nga GOGOLI që ke përballë dhe për të cilin po investon për të qenë përballë, apo nga dordolecat me dinjtet e intergritet, Llapaqorrat siç i quan zotrote...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pensionisti

                                                Sipas Km me 4 milion investim te paligjshem do te fitojme 100 milion eur0 te ligjeshme,pra 25 fish. As vrasjet me pagese as trafiku i kokaines as tregtia e armeve ilegalusht nuk sigurijne nje fitim 25 fish po te ishte ashtu nuk na binte ne ne hise .e gjitha behet per re mbuluar kete afere krejtesixht td paligjshme te pamoralshme dhe tregon qe kemi njr qeveri e mje Km jo vetem te korruptuar,te papergjegjdhme por edhe te pashpirt qe le te vdesin njerzit per ilace dhe ato para i shpenzon per aktivitete private te nje kengetari te huaj. Ky eshte edhe nje test pet opoziten,per shoqerine civile per intelektualet por edhe per organizatoret e protestes qe jo vetem te bejne padi penale per shperdorim detyre dhe shkaktim demi prej 4 milion euro por edhe te organizojne proteste te fuqishme per te anuluar kete koncert korrupsioni

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Ramadura

                                                  OOOTe.te Q. R

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    Iso

                                                    Mire more Rame,dakord me te gjitha por meqense e paske afersisht shumen totale po per shumen qe hyn ne arken e shtetit e ke llogaritur (afersisht) duhet te na thuash.Psh.nga ai hoteli ose restoranti nqs ke vjelur kaq taksa ne kohe normale sa do te vjelësh tani etj.Na e thuaj nje shifer per ne qe te besojme si me i miri i te keqinjeve (e ke thene vetë).

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Ledi

                                                      E kuptoj qe e ke bere per te mos u turperuar. Mund ti besh spitalet per gjynaf dhe per mos u turperuar edhe ketu?!?!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Hakiu

                                                        Trego ku i shperndan ato 100 miljon euro fitim,sa fiton shqiptari e Shqipnija,sa fut ti ne xhepin tend,deklaron miljarda fitimesh nga turizmi e gjithandej po nuk shohim mirqenje,paga dhe penzione te ulta.edi rama,vetum ty po te shtohet mirqenja,ndoshta ketu ke ngatru statistiken,sillesh si zot i shqiptarve a je nje halabak i qelbet,spiun serb,ne listen e trathtarve je pas esat pashe toptanit,je mjerimi dhe fatkeqsia e kombit shqiptar.Shet token,bregdet e deti e thu po beijm resorte,pse su thu shqiptarve te verteten se resortet jane enklava turistike ku kemba e shtetit dhe shqiptarve nuk shkel.Thuja ashtu haptas ("partis") popullit. Pas kesaj e dine çka te pret.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje