“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”, Spaho: E vështirë të thithësh investitorë të tillë!

7 Korrik 2026, 20:40Politika TEMA
“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”,

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho, është shprehur në mbështetje të investimeve strategjike në turizëm, duke argumentuar se Shqipëria ka nevojë për projekte të mëdha që krijojnë vende pune dhe nxisin zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, është shumë e vështirë të tërhiqen investime të përmasave të tilla dhe refuzimi i një investimi prej 4.5 miliardë dollarësh është i pajustifikueshëm.

Ai shtoi se, megjithëse zonat e mbrojtura janë sensitive, ekspertët më të mirë kanë rekomanduar zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë. Si shembull, Spaho përmendi Sardenjën, ku sipas tij po ndërtohen dy resorte në zona të mbrojtura.

“ Unë gjykoj mbi bazën e mendimeve të mia dhe pozicionohem. Nuk pranoj të më imponohen. Për Zvërnecin mendoj se kam eksperiencë më shumë se ata që ngrihen dhe flasin. Kam punuar për 5-6 vite në turizëm kur u hartua strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Është e vështirë të thithësh investime të tilla. Të thuash që nuk e duam një investim 4.5 miliardë dollarësh është marrëzi. Edhe nga zhvillimet që janë bërë për mjedisin, të gjitha zonat janë sensitive, por ekspertët më të mirë kanë rekomanduar zhvillim të turizmit të nivelit të lartë.

Në Sardenjë po ndërtohen dy resorte në zona të mbrojtura. Çfarë do të ngelë Shqipëria, rezervat gjuetie? Si mund të ndërpritet emigracioni, me vende pune.”

5 Komente

  1. R
    Roza

    Z,Spaho,ju degjova me vemendje...me mrekullove me opinionet e argumentat qe analizuat tek Sokol Balla Njerez si ju i duhen ende Shqiperis,profesor...RESPEKTE...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Paske rrjedh fare o Mondi. Pa ma thuaj pak lush jane investitoret…

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pelikani

      Ajo që thua për Sardenjën është gënjeshtër. Je gënjeshtar i pa turp i llojit që doni të eksportoni modelin anadollak dhe atë të republikës së bananeve në Evropë. Nuk ka shans që të ndodhë! Thelbi është që po qe se nuk te lejon ligji, atëherë, në botën e qytetëruar, ndalohet dhe respektohet ligji. Argumentimet tuaja i ngjajnë protestës së një çilimiu të llastuar. Opinionin e parlamentit Europian për këtë çështje e gjeni në vlerësimin e vitit 2025 dhe resoluten e me se fundmi ku kërkohet qartë ndalimi i projektit dhe cfuqizimi i ligjit 21/2024. Kujt i ankohesh ti? Parlamentareve Europian?! Po qe se keni guxim politik, bëhuni burra dhe hiqini statusin e mbrojtur këtyre zonave dhe pasi të keni paguar çmimin e kësaj vendim marrje, vazhdoni. Ju doni të pini nga shishja dhe shishja tu mbetet gjithmonë plot. Kjo nuk është e mundur! Sa për argumentin se ke qenë ministër i turizmit, po ta them se ke qene një ministër i dobët dhe nuk është dinjitoze të mburresh me një fakt të tillë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Public opinion matter

        Doli ky debili bytheqire! Ik more vrit veten!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Ha mu.. o Mondo ha se te ben mire,paske qenr nje ndyresire.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje