Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se shumica e pjesëmarrësve në protestën që vijon prej 38-ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, janë mbështetës të opozitës, por sipas tij protesta nuk është organizuar nga strukturat e PD-së. Në Off the Record me Andrea Dangllin ën A2 CNN, Gjoni tha se kjo protestë dhe është nxitur nga pakënaqësia qytetare për çështje që janë denoncuar edhe nga PD.
“Ka një zgjim popullor dhe protesta e sotme është edhe për shkak të denoncimeve që Partia Demokratike ka bërë, por sot njerëzit kanë dalë përtej strukturave partiake. Dhe problemi është që çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, çështjet e lidhjes së politikës me krimin e organizuar, çështja e pastrimit të parave, çështja e kriminelëve të futur në pushtet dhe sot që qepin ligje me porosi mbi bazën e njerëzve të cilët sot kanë futur në parlament, janë elementë të cilët sot populli ka arritur t'i kuptojë dhe të dalë të dalë jashtë kornizave partiake”, theksoi deputeti demokrat në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
I pyetur nëse do të ishte e drejtë që kryetari i PD-së, Sali Berisha, të dilte në krye të protestës, Gjoni u përgjigj: Për çfarë të dalë? Merr natyrë politike se njerëzit do shkojnë mbas Sali Berishës. Pjesa demokrate dhe aty e prish protestën”.
Gjoni theksoi gjithashtu se PD ka marrë vendim që nuk do të futet në parlament nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e protestuesve.
“A ka marrë vendim Partia Demokratike që nuk do shkojë në parlament po nuk u futen katër ligjet që kërkojnë protestuesit nuk do jetë në seancë parlamentare?”, theksoi Gjoni. (A2 Televizion)
KARIN DO MERNIN,MOS KI MERAK O QIN QONI ,BARIU I DERRAVE
Ky plehra nxorri nga burgu turkun qe ishte nder trafikantet me te medhenj te droges ne bote.
Haaaa ky hajdut eshte turpi PD
Si mundet te fitoje PD me plehra si ky i korruptuari
Xhin, xhon, kar, hajdut, legen, qenef ca mund t'i thuash me shume ketij robit te trashe; pa lene menjane dhe sivllaun e tij pjeri, pjero, polic, hajdut rilindar, edhe me rob i trashe ndreu...
Ky thoshte aty në studio që Berishës i kanë hequr NonGratën. Qesharak. I tha një analist aty që hap faqen e DASHit se nuk ia kanë hequr, por Gjoni vazhdonte propagandën e gënjeshtrave.
Pyete pisin sa pare ka hedhur qe nga blerja molotoveve dhe rrogat e tyre