Dëmtohet ura në aksin Lezhë–Shkodër, kanali në rrugë rrezik për drejtuesit e mjeteve

7 Korrik 2026, 22:10Sociale TEMA
Dëmtohet ura në aksin Lezhë–Shkodër, kanali në

Një situatë problematike është krijuar në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë Urës së Dajçit, ku në pikën e bashkimit të urës me rrugën është shkëputur elementi metalik, duke krijuar një kanal të rrezikshëm për automjetet që kalojnë.

Si pasojë, dhjetëra mjete kanë pësuar çarje gomash dhe dëmtime të tjera, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të defekteve të shkaktuara nga kalimi në këtë segment.

Problemi vijon prej dy ditësh. Në vendngjarje është vendosur një patrullë e Policisë Rrugore, e cila po sinjalizon rrezikun dhe po orienton drejtuesit e mjeteve të kalojnë me kujdes.

Burime bëjnë me dije se Policia ka kërkuar ndërhyrje urgjente për riparimin e dëmtimit, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë, ndërsa rreziku për aksidente dhe dëmtim të automjeteve mbetet i lartë. Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në aksin Lezhë–Shkodër këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në Urën e Dajçit.

1 Komente

  1. G
    Greta

    Punët e “ripjelljes” me ministren Balluku????????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje