Numri i shtetasve të huaj që kërkojnë azil në Shqipëri ka pësuar një trend të fortë rritës gjatë vitit të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare të Instat , gjatë vitit 2025 u regjistruan 144 kërkesa për azil, ose 40 më shumë se në vitin 2024, çka tregon një rritje të fluksit të personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë
Nëse bëjmë një krahasim të shifrave me vitin 2024 rezulton se Shqipëria ka regjistruar nëj rritje të numrit të azilantëve me mbi 38%.
Sipas vendeve të origjinës, pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë shtetas të Egjiptit, të cilët përbëjnë 39,6% të totalit. Më pas renditen shtetasit nga Afganistani me 11,8% dhe Palestina me 9,7%, ndërsa pjesa tjetër u përket shtetasve nga vende të tjera.
Aplikimet për azil nuk kanë qenë të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme gjatë vitit. Mbi 63% e kërkesave janë paraqitur vetëm gjatë muajve gusht, shtator dhe tetor, duke e bërë këtë periudhë kulmin e fluksit të azilkërkuesve në Shqipëri.
Ndërkohë përsa i përket marjes së shtetsëisë ose pasaportës shqiptare nga të huajt rezulton se shumica e personave që fituan shtetësinë shqiptare ishin me origjinë nga Kosova, e cila përbënte mbi 56 % të totalit. Pas saj renditen Turqia me 20 %, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Italia përfaqësojnë secila nga 4,8% të rasteve.
Të dhënat zyrtare të Instat evidentojnë se Gjatë vitit 2025 në total fituan shtetësinë 495 nga të cilët 306 e rifituan ndërsa 189 e morën për herë të parë.
Për sa i përket strukturës sipas moshës, grupmosha 30–39 vjeç përbën kategorinë më të madhe si mes atyre që fituan shtetësinë shqiptare.
Rritja e numrit të azilkërkuesve mund të lidhet me ndryshimet në flukset migratore dhe me situatën në vendet e origjinës së tyre. Megjithatë, pavarësisht kësaj rritjeje, numri i kërkesave për azil në Shqipëri mbetet relativisht i ulët në krahasim me shumë vende të tjera evropiane.
Tu refuzohet azili jane pjese e talebanizmit HUDUDE MUTI.
Sa mirë, se kishin ngelur ca vende bosh në administratë për mungesë të fuqisë punëtore. Rilindja bën mirë ti rekrutojë sa më shpejt si patronazhist.
Per,,,,patronazhista,,,,nuk bejn pune korraket e Muhamedit se jane analfabete...por per dhune jane,,,,specialista,,,,dhe mund te behen pjese e kontigjentit te bajraktarit neper rruget e Tiranes sa here ja do interesi personal bajraktarit plak dhe 40 h...te listes se mbyllur....
Tamam ata qe duhen per te perfunduar deshqiptarizimin e Shqiperise.
Ruani gratë o shqipe se azilantët vijnë me kar në dorë
Hyrja e tyre është një nga sfidat më të mëdha dhe serioze për shumë vendeve europiane. Ata kanë një sistemi të strukturuar pothuajse mafioz që përhapet me një shpejtësi të habitshme, duke ndryshuar demografinë urbane dhe duke vënë theksin mbi shërbimet publike, tregun e punës dhe strukturën kulturore të komuniteteve pritëse. Niveli i tyre është teje i ulët pothuajse inekzistente. Nevojiten politika selektive të bazuara në arsim, aftësi gjuhësore dhe përputhshmëri kulturore, kontrolle të rrepta mbi ribashkimin familjar dhe një përmbysje të multikulturalizmit naiv të dekadave të fundit.