Mbahet "Gjirokastra Rock Festival"

6 Korrik 2026, 14:28Kulturë TEMA
Mbahet "Gjirokastra Rock Festival"

Odeoni në pazarin karakteristik në Gjirokastër u kthye në një skenë të madhe të muzikës rock.

Ky ishte edicioni i radhës i Gjirokastra Rock Festival, e cili është kthyer në traditë.

Qindra artdashës dhe adhurues të këtij zhanri muzikor ndoqën nga afër performancat mbushur plot energji dhe emocione. Në skenë u ngjit grupi legjendar dhe artisti Vedat Ademi.

Ndërkohë kitaristi Aurel Gjini solli një performancë solo që u mirëprit nga publiku.

Ishte një mbrëmje unike që solli performancat live, ndërsa u shoqërua me duartrokitje.

Gjirokastra Rock Festival vijon të konsolidohet si një prej aktiviteteve më të rëndësishme në kalendarin e eventeve kulturore në Gjirokastër. Organizimi promovon muzikën live dhe gjallëron një prej zonave kryesore në qytetin e gurtë.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje