Samiti i NATO-s në Ankara, publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e Aelancës

7 Korrik 2026, 23:00Bota TEMA
Samiti i NATO-s në Ankara, publikohet fotoja familjare nga darka

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, i cili po zhvillohet në Ankara.

Samiti ka nisur këtë të martë dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke mbledhur liderët e vendeve anëtare të Aleancës për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në pritjen dhe darkën zyrtare mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u mirëprit nga Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan.

Ceremonia, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortët e liderëve pjesëmarrës, përbën një nga momentet simbolike dhe tradicionale të samiteve të NATO-s, përpara zhvillimit të sesioneve zyrtare të punimeve.

1 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    I paskan vendos kordon sanitar. E kane çu ne skaj si qen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje