Spiunonin për llogari të Rusisë, arrestohet ish-agjenti i inteligjencës dhe ish-karabinieri në Romë

7 Korrik 2026, 22:00Bota TEMA
Spiunonin për llogari të Rusisë, arrestohet ish-agjenti i

Dy persona janë arrestuar në Romë, të akuzuar për spiunazh në favor të Rusisë dhe akses të paligjshëm në sisteme informatike. Mes të arrestuarve është një 59-vjeçar, ish-pjesëtar i shërbimeve italiane të inteligjencës dhe ish-nënoficer i Karabinierëve, i cili dyshohet se ka siguruar informacione të klasifikuara në këmbim të parave për një agjent të dyshuar të inteligjencës ruse me imunitet diplomatik në Itali.

Sipas hetimeve, ish-agjenti siguronte informacion përmes gjashtë burimeve të ndryshme, mes tyre katër ushtarakë aktivë të sektorit të mbrojtjes kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes italiane. Të gjithë janë vënë nën hetim.

Përveç dy të arrestuarve, autoritetet po hetojnë edhe pesë persona të tjerë, të dyshuar për sigurimin e informacioneve që lidhen me sigurinë kombëtare, spiunazh politik dhe ushtarak, zbulim të sekreteve shtetërore dhe publikim të të dhënave të klasifikuara.

Hetimet nisën në vitin 2025 nga Agjencia Italiane për Informacion dhe Siguri të Brendshme (AISI), pasi u zbulua se shërbimet ruse kishin rekrutuar ish-zyrtarin italian për të siguruar informacione sekrete mbi industrinë e mbrojtjes së Italisë. Operacioni u zhvillua si pjesë e një aksioni kundërspiunazhi, gjatë të cilit u kryen vëzhgime, përgjime, ndjekje dhe kontrolle të shumta, përfshirë edhe në pajisje elektronike.

Gjatë një kontrolli në banesën e njërit prej të dyshuarve, hetuesit sekuestruan rreth 20 mijë euro para në dorë. Arrestimet u ekzekutuan nga Karabinierët e Njësisë Operative Speciale (ROS), me mbështetjen e Grupit Special të Ndërhyrjes dhe Komandës Provinciale të Romës.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, falënderoi prokurorët dhe hetuesit për punën e tyre, duke deklaruar se nuk do të ketë “asnjë tolerancë” ndaj kujtdo që cenon sigurinë kombëtare. Ndërkohë, kreu i Komitetit Parlamentar për Sigurinë e Republikës (Copasir), Lorenzo Guerini, theksoi se aktivitetet e shërbimeve ruse për të siguruar informacione të ndjeshme janë prej kohësh nën monitorim nga institucionet italiane të sigurisë.

2 Komente

  1. h
    hila

    Jo e keni gabim punojsit e ambasadave Ruse nuk jan spijun ato jan diplomat te ndershem te nje shteti putan. Po kur i pari i shteti eshte SPIJUN si ka mundsi qe te tjeret nen te te mos jene?!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Signior Paceli

      Trimat e Salvinit dhe Vannaccit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje