Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

7 Korrik 2026, 21:50Lifestyle TEMA
Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO

Bakllavaja është bërë sërish shkak për një debat mes Greqisë dhe Turqisë, pasi të dyja vendet pretendojnë se ëmbëlsira tradicionale u përket trashëgimive të tyre kulturore.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane Hersfelder Zeitung, Turqia i është drejtuar zyrtarisht UNESCO-s me një kërkesë për ta regjistruar bakllavanë si pjesë të trashëgimisë së saj kulturore jomateriale. Vendimi pritet të merret gjatë këtij viti, në mbledhjen e 21-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, që do të mbahet në Xiamen.

Kërkesa e Ankarasë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Athinës. Autoritetet greke kanë paraqitur argumentet e tyre pranë UNESCO-s, duke theksuar se bakllavaja ka rrënjë në traditën kulinare bizantine dhe greke. Ndërkohë, Turqia mbështetet në dokumente historike që e lidhin zhvillimin e kësaj ëmbëlsire me kuzhinën e Perandorisë Osmane në Kostandinopojë.

Një njohje nga UNESCO konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi përveç vlerës kulturore, ajo ndikon edhe në promovimin ndërkombëtar, zhvillimin e turizmit dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Megjithatë, debati nuk zhvillohet vetëm mes Greqisë dhe Turqisë. Edhe Siria pretendon se bakllavaja është pjesë e traditës së saj shekullore, duke përmendur qytetet e Alepos dhe Damaskut, si edhe përdorimin e fistikëve të famshëm të Alepos në recetat tradicionale.

Ndërkohë, studiuesit e historisë së gastronomisë vlerësojnë se bakllavaja është produkt i një evolucioni të gjatë kulturor, i ndikuar nga traditat bizantine, arabe dhe orientale. Sipas tyre, receta është zhvilluar ndër shekuj në territore që dikur ndanin të njëjtën hapësirë kulturore, çka e bën pothuajse të pamundur përcaktimin e një origjine të vetme.

5 Komente

  1. ?
    ?

    Po për xaxiqin a kanë debat Greqia me Turqinë?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gaqiu

      Ballkan Pazar. Per halete greke gjithcka o greke, ene loqja e Palloshit o greke. Ta marrin ne UNESCI

      Përgjigjjuni
      1. m
        mutiGREKOmutis

        UNESCO se shpejti do njohe edhe "MUTIN GREK", se gjithe njerezimi nga greket e leshte mesuan si te dhjesin!

        Përgjigjjuni
        1. a
          american22al

          Nga na doli bakllavaje me origjine nga Greqia....????!!!!! Bakllavaja eshte 24 karat Turke...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Ballavaja turke ze vendin e pare ne bote ,ndersa grekja źe vendin e 60 .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje