Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare së bashku në “Instagram”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Fotografitë janë publikuar nga stilistja e flokëve Laurie Zanoletti dhe tregojnë çiftin të veshur me elegancë në të zeza, pak çaste përpara se të merrnin pjesë në dasmën madhështore të Taylor Swift, e mbajtur të premten e kaluar.
Në imazhet e publikuara, Pitt dhe De Ramon shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Aktori fitues i çmimit Oscar përqafon partneren e tij, ndërsa të dy buzëqeshin para objektivit. Dyshja është në një lidhje që prej vitit 2022 dhe vazhdon të jetë një nga çiftet më të komentuar në botën e showbiz-it.
Për ceremoninë, 62-vjeçari zgjodhi një kostum klasik të zi të kombinuar me papion dhe syze dielli, ndërsa Ines de Ramon, 33 vjeçe, u shfaq elegante me një fustan të zi transparent me detaje dantelle.
Në një nga fotot e publikuara vetëm me të, stilistja e bizhuterive pozon në tarracën e Casa Cipriani në Manhattan, duke vënë në pah look-un e saj të kuruar.
Çifti ishte mes të ftuarve VIP në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, një ceremoni që mblodhi emra të njohur të industrisë së argëtimit.
Lini një Përgjigje