Këngëtarja e njohur britanike Adele ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë paraqitjes së saj në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, ku publiku dhe mediat vunë re ndryshimin në pamjen e saj.
Artistja u shfaq në pistën legjendare të Silverstone Circuit për të ndjekur nga afër garën, duke zgjedhur një veshje sportive dhe elegante njëkohësisht. Adele kishte veshur një bluzë në nder të pilotit britanik Lando Norris, ndërsa kombinimin e saj e plotësoi me pantallona të zeza, aksesorë të thjeshtë dhe një varëse ari.
Paraqitja e saj fizike ishte një nga detajet që ra më shumë në sy, pasi këngëtarja është shfaqur dukshëm më në formë, duke marrë komplimente të shumta nga fansat dhe ndjekësit e saj.
Përveç interesit që ngjalli me pamjen, prania e Adele në Formula 1 lidhet edhe me një arsye personale. Këngëtarja ka treguar së fundmi se ky sport është bërë një pikë lidhjeje mes saj dhe djalit të saj, Angelo, i cili është shumë i apasionuar pas motorsportit.
Në një bisedë të publikuar nga McLaren Racing, Adele rrëfeu se pasioni i të birit për garat i ka dhënë mundësinë të kalojnë më shumë kohë së bashku dhe të ndajnë diskutime për pilotët dhe garat.
“Është diçka që nuk e prisja, por është shumë bukur të krijosh një lidhje me fëmijën tënd përmes një pasioni të tij”, ka treguar këngëtarja, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së prindërve në interesat e fëmijëve.
Adele ka zbuluar gjithashtu se Angelo merret me karting prej disa vitesh dhe se ajo përpiqet ta mbështesë në këtë pasion. Sipas saj, kur një fëmijë gjen diçka që e frymëzon, prindi duhet të tregojë interes dhe të bëhet pjesë e asaj bote.
Lini një Përgjigje