Një incident i rëndë është regjistruar pranë godinës “Sky Tower” në Tiranë, pas të cilit biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj Nadir Çaushollit, pronar i një prej depove kryesore farmaceutike në vend, pas një konflikti të ndodhur më 6 korrik 2026, rreth orës 10:00 të paradites në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë godinës “Sky Tower”.
Sipas kallëzimit të depozituar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Lika ka qenë duke shkuar drejt zyrës së tij, kur ka parë disa persona që po montonin një pajisje karikimi për automjete elektrike në zonën pranë objektit.
Në denoncim thuhet se Lika u ka kërkuar punonjësve informacion nëse kishin leje për vendosjen e pajisjes, pasi sipas tij çështja lidhej me një procedim të hapur pranë Prokurorisë së Tiranës. Ai ka deklaruar se një pajisje e mëparshme karikimi në të njëjtën zonë ishte sekuestruar dhe vlerësuar si e paligjshme nga organet kompetente.
Sipas kallëzimit, punonjësit nuk kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas kanë njoftuar policinë. Në vend ka mbërritur fillimisht një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila, sipas denoncimit, ka bërë verifikimet paraprake dhe ka njoftuar Policinë Bashkiake, duke qenë se çështja lidhej me ndërprerjen e punimeve dhe dokumentacionin përkatës.
Në kallëzim përshkruhet edhe dinamika e incidentit, sipas të cilës ndërsa biznesmeni Lika po priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe e thirri të shkonte pranë tij. Në momentin që Lika u afrua, në konflikt ndërhynë personat që shoqëronin Çaushollin, ndërsa ky i fundit goditi me shqelm një karrige, e cila fluturoi në drejtim të kallëzuesit. Lika deklaron se arriti t’i shmangej goditjes, ndërsa Çausholli vijoi me fyerje dhe sharje ndaj tij.
Lika ka kërkuar nga Policia e Shtetit marrjen e masave dhe vënien para përgjegjësisë të personit të përfshirë në ngjarje, duke deklaruar se ndihet i kërcënuar jo vetëm personalisht dhe për familjen, por edhe për imazhin e bizneseve “Sky Hotel” dhe “Sky Tower”.
Mirton Lika është një nga bashkëpronarët e “Sky Tower” në Tiranë dhe Konsull i Sri Lankës në Shqipëri.
Emri i Nadir Çaushollit është lakuar edhe më herët në një tjetër çështje problematike. Ai është pronar i një prej depove kryesore farmaceutike në Shqipëri, ndërsa pak muaj më parë Prokuroria e Tiranës vendosi masa sigurimi për disa punonjës të “CFO Pharma”, të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi me rimbursimin e barnave.
Fillimisht, dëmi ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit u përllogarit në rreth 700 mijë euro, ndërsa më pas Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor konstatoi se dëmi financiar i dyshuar mund të jetë edhe më i lartë, duke kaluar vlerën 2.3 milionë euro.
Nadire me emer gruaje dhe me mbiemer turk Causholli, shpresoj mos te takoj ndonje dit ne menyre rastesore se do njohesh traditen kuksjane pik se pari