Pallati Buckingham i mbyll dyert Princit Harry! Përplasje e re me familjen mbretërore para vizitës në Britani

6 Korrik 2026, 13:32Lifestyle TEMA
Pallati Buckingham i mbyll dyert Princit Harry! Përplasje e re me familjen

Një tjetër episod i tensioneve mes Princi Harry dhe familjes mbretërore ka dalë në pah, pasi Pallati Buckingham mohoi raportimet se Duka i Sussex do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës së tij në Britani.

Sipas raportimeve të BBC-së, zëdhënësi i Harry-t deklaroi se princi kishte pranuar një ftesë për të qëndruar në Pallatin Buckingham, por vetëm pak minuta më vonë pallati e kundërshtoi këtë informacion. Më pas, përfaqësuesit e Harry-t pretenduan se oferta nga Mbreti Charles III ishte tërhequr në momentin e fundit, duke e cilësuar situatën si “zhgënjyese”.

Princi Harry do të udhëtojë në Londër dhe Birmingham për angazhime bamirësie dhe për promovimin e Lojërat Invictus, ndërsa Meghan Markle dhe fëmijët e çiftit nuk do ta shoqërojnë në kryeqytetin britanik.

Lini një Përgjigje