Brenda dasmës së Taylor Swift: Masa të rrepta sigurie, çdo moment i filmuar dhe dhurata luksoze për të ftuarit

6 Korrik 2026, 09:00Lifestyle TEMA
Brenda dasmës së Taylor Swift: Masa të rrepta sigurie, çdo

Dasma përrallore e Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se nuk ka mbaruar me shkëmbimin e unazave në Madison Square Garden.

Sipas raportimeve të fundit, çifti ka filmuar çdo moment të ditës së tyre të madhe dhe po përgatit një dokumentar ekskluziv, i cili pritet t’u dërgohet si dhuratë të gjithë të ftuarve që morën pjesë në ceremoninë luksoze. Madje, burime pranë organizimit nuk përjashtojnë mundësinë që projekti të përfundojë më vonë edhe në një platformë streaming.  

Për të ruajtur sekretin, dasma funksionoi me rregulla të paprecedenta: asnjë telefon, marrëveshje konfidencialiteti për të gjithë të ftuarit dhe kontrolle të rrepta sigurie. Kamera profesionale ishin vendosur në çdo cep të ambientit për të kapur çdo emocion, ndërsa asnjë foto apo video nuk duhej të dilte para publikimit zyrtar.  

Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Sipas të ftuarve, ceremonia ishte aq emocionale saqë Travis thuhet se shpërtheu në lot më shumë se vetë Taylor, ndërsa betimet personale të çiftit prekën të gjithë të pranishmit.  

Mbrëmja u shndërrua në një festë magjike me temë “Secret Garden”, ndërsa raportimet flasin edhe për performanca surprizë dhe një atmosferë që shumë të ftuar e kanë përshkruar si “dasma e shekullit”.  

Ndërkohë, kujtimet për të ftuarit ishin po aq luksoze sa vetë ceremonia: shami të personalizuara, dhurata ekskluzive dhe suvenire që mbajnë vulën e një prej ngjarjeve më të përfolura të vitit.

Edhe pse as Taylor Swift dhe as ekipi i saj nuk kanë konfirmuar ende ekzistencën e dokumentarit, një gjë është e sigurt: historia e dasmës së saj me Travis Kelce sapo ka filluar dhe fansat janë të bindur se surpriza më e madhe ende nuk është zbuluar.  

Lini një Përgjigje