Nga Georgina te Ines Tomaz, partneret e yjeve të Portugalisë që “vodhën” show-n në Botëror

3 Korrik 2026, 17:02Lifestyle TEMA
Nga Georgina te Ines Tomaz, partneret e yjeve të Portugalisë që

Teksa Portugalia ishte në qendër të vëmendjes për ndeshjen e saj ndaj Kroacisë në Kupën e Botës, një tjetër “spektakël” u zhvillua paralelisht jashtë fushës së blertë.

Në tribunat e stadiumit, sytë nuk ishin vetëm te yjet e futbollit, por edhe te partneret e tyre – gra që prej kohësh kanë ndërtuar emra të fortë në botën e modës, rrjeteve sociale dhe showbiz-it.

Nga Georgina Rodriguez, një nga figurat më të njohura globale të showbiz-it dhe influencer-e me miliona ndjekës, te Ines Tomaz, bashkëshortja elegante e Bernardo Silva, prania e tyre në eventet e mëdha të futbollit nuk kalon kurrë pa u vënë re.

Georgina Rodriguez
Partnerja e Cristiano Ronaldos mbetet pa dyshim emri më i komentuar. Me një karrierë si modele, influencuese dhe protagoniste e dokumentarit të saj, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa herë që shfaqet në publik.

Ines Tomaz
Bashkëshortja e Bernardo Silva-s është gjithashtu një figurë e njohur në botën e modës dhe rrjeteve sociale. Çifti është kthyer në një nga më të komentuarit e Portugalisë, sidomos pas martesës së tyre dhe jetës familjare gjithnjë e më të ndjekur.

Ana Pinho
E njohur për profilin e saj të ulët, Ana Pinho mbetet një mbështetje e fortë për Bruno Fernandes. Edhe pse rrallë në media, ajo shpesh shfaqet në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Madalena Aragão
Aktorja portugeze dhe e dashura e João Neves është një nga çiftet më “trendy” të brezit të ri në Portugali, duke tërhequr vëmendje të madhe si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale.

Daniela Machado
Partnerja afatgjatë e João Cancelos vazhdon të qëndrojë larg zhurmës mediatike, por mbetet gjithmonë pranë tij në ndeshje të rëndësishme, shpesh e pranishme në tribunë.

Ndërsa Portugalia vazhdon rrugëtimin në Botëror, “skena e dytë” jashtë fushës duket po aq e ndjekur sa edhe loja vetë – me partneret e futbollistëve që tashmë janë kthyer në personazhe të vërtetë showbiz-i.

1 Komente

  1. M
    Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

    mero pederasti do vetem klikime, keto jane llumi i botes, vetem se vrapojne mbas topit pagat e tyre e kalojne buxhetin e shume shteteve, llum, injorante, pleherat e njerezimit, ne vend qe ti behen reklame shkencetareve, mjekeve qe shpetojne jete njerezish i beht reklame llumit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema