
Nga Ylli Pata
Ajo që ndodhi sot para Kuvendit, me një skenë të njohur sa bota, ku njëri prej aktorëve nuk shkon në „takim” që të tjerët të vriten e të priten siç e do adeti nuk ishte aspak e panjohur.
Thirrja e një drejtuesi të protestës se nesër duhen marrë vezë e miell me vete, nuk ishte gjë veçse kodi, që me mungesën e PD-së në Parlament, sollën atmosferën e pritës së madhe, e një skene ku mbi pjesën tjetër të autitorit, përkatësisht deputetëve të mazhorancës do të hidhej një municion i nivelit të lartë.
Siç ishte paralajmëruar nga një prej më të rëndësishmëve të Flamingo Revolution, i cili kishte thënë se duhet pritur 2 korriku, pasi atë ditë do të vritet Edi Rama.
Fraza, që janë thënë me një gjuhë të njëjtë edhe nga një tjetër person por që ka të njëjtin mbiemër, i cili ka folur për plumba dhe varje me kokë poshtë.
Të gjithë këta paralajmërues apokalipsi, edhe pse duken si një „risi”, në kontekstin e një skenografie idilike me flamingo e lapsa me bojë kine për të pikturuar fëmijët e baballarëve dhe mamallarëve në revolucion, nuk janë asgjë tjetër veçse një kronikë e paralajmëruar prej shumë vitesh tashmë. Të hënën marrim pushtetin, të mërkurën ikën Rama, të enjten do t’ja mbathë dhe të shtunën bëhet hataja.
Do ta bëjmë si në Nepal, a jo, më keq. Po si më keq? Po, po më keq, si në Libi si Ghedafi. Ndërkaq, në zulmin e komenteve që shkruheshin poshtë postimeve në seri të Taulant Ballës përmendej një ngjarje që e njohim. „Do ta bëjmë si më 21 janar”, thoshte njëri. „Po, po fiks, se atëherë ju dogjët 25 makina, gjuajtët policinë e donit të hynit në kryeministri me bensin 240-tësh. E mban mend o…”, e vijonte serinë e sharjeve.
Por askush prej këtyre, që gjasat janë të kenë qenë përballë nuk foli për katër të vrarët. Pasi 21 janari i revolucionarëve të apokalipsit është ajo që ndodhi përpara vrasjeve, ngaqë i konsiderojnë si një masë e „domosdoshme” për të ndalur të keqen.
Në fakt nuk ka asnjë çudi në këtë kthim të revolucionit „alla turka” me gurë, molotov, e „demokratë nga Mamurrasi” që frikësojnë mazhorancat se do t’i heqin nga zyra siç bënë më 14 shtator 1998. Një këmbë në sistem dhe një jashtë tij, me revolucionaret që emërohen në krye të partisë.
Duket qartë skema tashmë: Flamingot, siç ka thënë edhe „Kalorësi i Apokalipsit” e kanë sheshin me qera deri në një farë dite, pikërisht deri sa të bëhet beteja „world wde” kundër Donald Trumpit. E për eventin e kësaj dasme me flamingo rozë e lapsa me ngjyra janë paguar të gjitha detajet për kompanitë e eventeve. Më pas mjedisi i eventit mund të përdoret sa të duash nga “partnerët lokalë” të këtij megainvestimi, që u bë për të rrëzuar një megainvestim tjetër.
Ku si për ta mbajt me gajret, nis e shahen të gjithë, kërcënohen me radhë, me kuç e me maç se do i vrasin e i presin. Në mos ngjittë tek të gjithë, te disa edhe mundet. Para pak kohësh, e bëri edhe një deputete…
TemA
PRISNI KUR TE VIJ GJENERALI
Policia mbron popullin, i cili e paguan me taksa. Nuk mbron hajdutet dhe legenat e qeverise