Shqipëria dhe Mali i Zi mund të përfitojnë fonde shtesë nga BE

2 Korrik 2026, 15:21Politika TEMA
Shqipëria dhe Mali i Zi mund të përfitojnë fonde shtesë

Komisioni Evropian u ka dhënë afat deri më 15 korrik shteteve ballkanike për të dorëzuar raportet mbi hapat e zbatuar të reformave. Më pas Brukseli do të vlerësojë përmbushjen e kushteve dhe do të vendosë për pagesat përkatëse për secilin vend.

Këto fonde, sipas rregullave të Planit të Rritjes, mund të rishpërndahen te vendet që arrijnë rezultate më të mira në zbatimin e reformave, që në këtë rast janë Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ato vlerësohen si shtetet më të përparuara në zbatimin e agjendave të reformave në kuadër të Planit të Rritjes.


Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Evropian, Shqipëria ka zbatuar 33 hapa reformues në tri ciklet e para dhe deri tani ka marrë më shumë se 212 milionë euro nga Plani i Rritjes. Mali i Zi ka zbatuar 32 hapa reformues, për të cilët i janë paguar gati 90 milionë euro. Maqedonia e Veriut ka marrë më shumë se 142 milionë euro pasi ka përmbushur 22 hapa reformues.

Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të moszbatimit në kohë të reformave të kërkuara nga Brukseli. Serbia, gjatë tre periudhave të para raportuese, ka zbatuar tre hapa reformues, mbi bazën e të cilëve Komisioni Evropian ka miratuar pagesa prej më shumë se 167 milionë euro. Bosnje-Hercegovina ndodhet në pozitën më të vështirë, pasi nuk ka marrë asnjë euro nga Plani i Rritjes.


Buxheti i përgjithshëm i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027.

2 Komente

  1. D
    Detari

    Nuk e di per skiperine por Malesia malizi eshte duke u futur ne BE se eshte vend me kulture evropiane pa xhami dhe ezane. Ju gjeni toka ne vlore dhe jepjani turkut dhe cifutit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje