Zgjerohen kompetencat e SHISH: Miratohet ligji, mund të marrë informacione jashtë vendit për sulmet hibride

2 Korrik 2026, 15:50Kronika TEMA
Zgjerohen kompetencat e SHISH: Miratohet ligji, mund të marrë

Në kulmin e luftës hibride, SHISH zgjeron kompetencat për mbledhjen e informacionit brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Parlamenti miratoi këtë të enjte projektligjin e ri, me 72 vota pro të socialistëve, duke i hapur rrugë SHISH të mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë vendit kryesisht për aktivitetin e shërbimeve të huaja inteligjente, terrorizmin, ekstremizmin, krimet kundër mjedisit dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë.

Madje, tashmë SHISH mund të merret specifikisht me kërcënimet hibride, sulmet kiberetike, kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike apo sulme që cënojnë infrastrukturën kritike të vendit.

Po ashtu, me këtë ligj SHISH-it i njihet e drejta për akses të kufizuar në bazat shtetërore të të dhënave, sipas funksioneve ligjore dhe përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale.

Miratimi i këtij ligji, vjen në një moment kur qeveria shqiptare prej 1 muaji pretendon se për shkak të investimit në Zvërnec e Sazan, Shqipëria është në qendër të luftës hibride, nga vende armiqësore, kryesisht Irani apo Rusia, por dhe vende konkurrente fqinje në rajon për shkak të turizmit.

Po ashtu, pretendohet se agjentura apo eksponentë të shteteve si Irani janë pjesë fizike e protestës së bulevardit, si Dritan Goxhaj apo Ikballe Huduti, e shpallur non-grata nga Shqipëria për cënim të sigurisë kombëtare.

5 Komente

  1. g
    gori

    Këta të SHISH u këputën në bythë i marin rrogat kot....agjentura e huaj me në krye talebanët ka hedhur miljona te protesta anti shqipëtare për të përmbysur qeverinë këta flenë gjumë....

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Nuk e shte lufte hibride por lufte kunder korrupsionit o hajduta

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENHERTU

        SHISH duhet vendosur nē shina pasi po heq qytetar nga puna fizike nē shoqēri private dhe publike me dhunē psychologjike dhe fizike deri sa t'ja arrijn qēllimit.Sot mbeturinat sociale po vdesin nē qetēsi ku burimi protestues ēshtē varfēria çdo ditēshme.Shqetēsimi thyerrjes sē hundēs tē njē protestuesi pas degradimit tē shtērngatēs ku ngērqi tērheqēs dhe oreksi pa fund pas dhe para deklaratave ofensive.Rezistimi adaptues i njē dēmi tē rēndē nē pērballje me realitetin fiktiv.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rako

          Një shërbim sekret,kur nuk ka detyra ekzekutive , është=me OJQ...

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qeveria Goxhaj

            U bënë si Shiku i Gazidedes, që bashkëpunonte me Millosheviçin, që nuk la Sahan islamikësh, serbësh e grekësh pa u ngjyer, që sabotonte vendin që duhej të mbronte, që hall të vetëm kishte karrigen e matufit tropojan dhe shpalli gjithë popullin armik.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje