Po afron Koncerti i Kanye West

2 Korrik 2026, 16:56Kulturë TEMA
Po afron Koncerti i Kanye West

Nëntë ditë na ndajnë nga ngjarja muzikore më e madhe e të gjitha kohërave organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli sot në rrjetet sociale imazhe nga kantieri i Eagle Stadium, ku po punohet ditën dhe natën për të ngritur stadiumin që do të presë koncertin e Kanye West.

Ministri Gonxhja tha se, Eagle Stadium po ngrihet nën koordinimin ndërkombëtar më të madh realizuar ndonjëherë, për YE “one night only” (Kanye West) Tour Performance në Shqipëri.

Punimet po kryhen me mbështetjen dhe mikpritjen e qeverisë shqiptare dhe bashkisë së Tiranës, për një eksperiencë unike me përmasa të pajetuara më parë, rider teknik e produksion të një niveli të jashtëzakonshëm.

Pas disa shfaqjeve në Holandë, SHBA, Turqi e Gjeorgji, koncerti do të vijojë në Spanjë e Portugali, pas ndalesës në kryeqytetin shqiptar dhe spektaklit që do të mbledhë dhjetëra-mijëra fansa nga vendi e nga gjithë rajoni. A.K./TemA

Lini një Përgjigje