Skenaristi Ylljet Aliçka shpallet Qytetar Nderi i Kolonjës

1 Korrik 2026, 16:59Kulturë TEMA
Skenaristi Ylljet Aliçka shpallet Qytetar Nderi i Kolonjës

Këshilli Bashkiak i Kolonjës nderon me titullin “Qytetar Nderi i Kolonjës” shkrimtarin, diplomatin dhe skenaristin e njohur Ylljet Aliçka.

Ky vlerësim i akordohet për kontributin e tij të shquar në letërsinë dhe kulturën shqiptare në botë, si dhe për promovimin e vlerave kolonjare, transmeton a2cnn.

Ylljet Aliçka ka studiuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ai mban titullin profesor dhe gradën doktor. Është autor i gjashtë librave në prozë, përkthyer gjithashtu në gjuhën frënge, italiane, angleze, norvegjeze, çeke, polake dhe gjermane. Ka shkruar edhe disa skenarë filmash, njëri prej të cilëve “Parullat me gurë”, i ekranizuar nga regjisori i mirënjohur Gjergj Xhuvani.

Ylljet Aliçka është laureat i disa çmimeve letrare e kinematografike brenda dhe jashtë vendit. Ai është anëtar i Komitetit Shkencor të Federatës Evropiane të Arsimit të Lartë (FEDE)-Lion. Ka qenë pjesë e projektit ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “Net të letërsisë europiane 2012-2014”, si një ndër 10 shkrimtarët më të mirë evropiane.

Ai ka qenë kandidat i çmimit “Man booker prize” dhe novela e tij e fundit ka qenë në listën e 10 librave më të mirë të vitit nga New York Times. Përveç letërsisë ai merret dhe me kritikë letrare.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje