Kombëtarja gjermane u kthye sot në Gjermani. Musiala, Pavloviç dhe Nagelsmann mbërritën në Mynih ndërsa lojtarët e tjerë u lejuan që të udhëtonin me familjet e tyre ne destinacionet e preferuara.
E ardhmja e kombëtares pritet që të jetë një temë e nxehtë diskutimi në Federatën Gjermane të Futbollit, e cila pritet që të marrë vendimet të forta dhe jo vetëm për të kaluar momentin kritik të eliminimit nga Botërori 2026.
Pas katër vitesh në stolin e kombëtares katër herë kampione të botës duket se për Julian Nagelsmann nuk ka më kohë për të treguar sa vlen.
Mediet gjermane flasin për një situatë kritike të trajnerit, i cili qëndron i fortë në pozitat e veta falë klauzolës që kishte në akord. Mëoshet se me kalimin në fazën me eliminim direkt Nagelsmann ka mundur që të zhvlerësojë klauzolën, e cila i lejonte Federatës që të prishte njëanësisht akordin. Për këtë motiv nëse Federata Gjermane e Futbollit do të kërkojë një tjetër komisar teknik si fillim duhet të paguajë dëmshpërblimin trajnerin aktual ose të paguajë njëkohësisht dy teknikë të ndryshëm.
Në këtë drejtim emri i Jyrgen Klopp është më shumë se një kandidaturë e fortë. Ish-trajneri i Liverpool prej gati 24 orësh ka lënë të kuptohet se është gati për të pasuar Nagelsmann. Madje ky lajm është pëlqyer në një faqe në Instagram nga llogaria e skuadrës së parë të futbollit të Gjermanisë në platformën në fjalë.
Po nuk u hoq ligji Bosman ekipet si Gjermania apo Italia do te vazhdojne te vuajne. Ekipet zinxhir mbushur me te huaj me lojtare qe kane nga 2 deri ne 3 nenshtetesi dhe ne fund zgjedhin sipas qejfit duke ju bere glasen ne koke federates gjermane apo italiane. Gjermania se fundmi do zhvilloje kampionatine U21 por prape problemi qendron. Ekipet pjesemarese mund te aktivizojne ke lojtar te duan pa kufizim. Gjermania e Italia jo Kloppin por zotin te marin parape do te vuajne. Shto ketu edhe parane qe vjen nga Azia ku favorizohen Spanja e Argjentina. Vetem Frances eshte per ti hequr kapelen se ka ber ekip.