Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

1 Korrik 2026, 18:40Politika TEMA

Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

Nga Ylli Pata

Revolucioni i Flamingove të Tiranës i ka pasur dhe i ka të gjitha mundësitë për të prodhuar një lidership politik, i cili përveç orientimit të kësaj lëvizjeje, do të adresonte kryepikëpyetjen se ç’duhet bërë me këtë arritje të rëndësishme në imazh, e politikisht mjaft potenciale.

I ka mundësitë për ta nxjerrë një lidership, sepse në realitet kanë mjaft zëra që janë publikë si ideologë të saj. Mirëpo, së paku nga ajo që është vënë re deri më sot, ende nuk kemi parë një zë autonom, një zë që të ketë fuqinë e mundësinë për të mbledhur faktorët fluidë brenda saj për t’i shkrirë brenda një lëvizjeje.

Po kush mund ta pengojë këtë proces? Vetëm ata që quhen „Forca sovrane”, domethënë mbështetësit e mëdhenj që kanë financuar dhe diktuar politikat e mëdha të protestës.

E cila mund të kthehej në një lëvizje më shumë se politike që në javën e parë apo së paku në dyjavëshin e parë.

Pasi, pranohet nga të gjithë si një uragan i Shqipërisë që nuk dëgjohet, si një protestë e gjeneratës që nuk përfaqësohet, si një rebelim i një shoqërie q ënuk përfillet.

Por e gjithë ky realitet, padyshim ekzistent dhe me zë ndoshta prej kohësh në mjedisin publik, është një segment i një proteste e cila ka dy qendra graviteti që nuk kanë lidhje me mjedisin shqiptar.

Janë qartë qendra graviteti të jashtme; njëra që vjen nga një konglomerat politik që kërkon të ndëshkojë Edi Ramën për marrëdhënien me Donald Trumpin, e tjetra ai konglomerat politik që përbën islamin politik e të gjithë komponentët e saj, jo vetëm politik e organizativ, por më së pari financiar e mediatik.

Janë këto dy qendra të cilat e kanë mbështetur fort Revolucionin e Flamingove, gjë q ënuk është aspak ndonjë gjë e panjohur. Pasi sidomos në vende të vegjël, faktorët e jashtëm janë shumë të rëndësishëm, madje determinant në momente kyçe, most ë themi gjithmonë.

Por nuk është fjala këtu se kemi të bëjmë me mbështetje të një lëvizje, pra të nismave, ideve, projekteve, mendimeve e qëndrimeve, ç’ka i bën nder atyre qendrave të mëdha politike e jo vetëm.

Thelbi këtu qëndron në faktin se këto dy faktor e kanë penguar fuzionin e një lëvizje politike, sepse objektivi i tyre është së pari rrëzimi. Siç ka ndodhur shpesh, faktorët që rrëzojnë mendohen apo angazhohen për ndërtimin, pasi të shikojnë zhvillimet ndër gërmadha-politike bëhet fjalë.

Mund të ndodhte edhe një marrëdhënie normale, këto dy qendra të bashkëpunonin për të shkrirë një lidership të këaj lëvizjeje, qoftë në formë federate, konfederate, rrotacioni apo sipas modeleve të ndryshme ndërkombëtare, duke nisur nga revolucioni i 1979, që nuk përbën ndonjë gjë të re. Ose thjesht mund të shtynin e ndihmonin krijimin natyrshëm të nismave të intelektualëve që do t’i nxirrte protesta.

Në fakt, i gjithë ky proces po del se është më shumë se i kontrolluar, është një duel se kush do të prevalojë mbi palën tjetër, madje kemi të bëjmë me daljen e axhendave të ndryshme e paralele siç ndodhi në Parlament, ku grupi radikal ishte thjesht ai që ishte përjashtuar nga protesta në bulevard. Ndoshta ka edhe mjaft nuanca e zhvillime të tjera, të cilat natyrisht janë të lira të analizohen. Por edhe kjo është e vështirë, pasi kush e bën këtë linçohet. Dhe kjo nuk vjen nga mjedisi i aktivistëve, por nga qendrat të cilat e orientojnë, së paku në hapësirën hibride dhe rrjete sociale këtë lëvizjeje.

Pyetjes se kush është lideri i vërtetë i saj, shumë thonë prisni  edhe pak, a thua se do vijë nga Parisi si Imam Khomeini në 1979…

TemA

10 Komente

  1. K
    Kush tjeter vec Zotit pengon ata rruge-humbur

    Zoti pengon daljen e udheheqesve te flamingove! Dhe kete Zoti e ben ee kjo levizje eshte e pa fe, antishqiptare, dhe e perkrahur vetem nga anarkiste dhe e shtyre nga islamiste terroriste te rrezikshem.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Mundim shumë i madh ky për të sqaruar publikun për hallet e protestës. Sa më i madh e i ndërlikuar nundimi aq më e madhe është gjasa për të dalë me përfundime të ngjashme me budallallëqet. Në "analizën" e autorit krijohet përshtypja sikur çdo në atë konglomerat protestuesish, ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, çdo protestues një më një e kokë më kokë është i kontrolluar e nuk del dot nga rreshti i komanduar nga qendrat jashtë. Autori nuk e vëren dot që në protestë marrin pjesë dhjetra apo qindra halabakë, të cilët sipas tij qenkan goxha të disiplinuar njëlloj si goxhajt që paguhen për të zbatuar urdhra.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Libri

        Kerkesa per nxjerrjen e nje lidershipi eshte e kote sepse ne pjesmarrjen me te madhe protesta kishte hajde ta shtyme pak 50000 protestues.Aq votues kishte Agron Shehaj.Ata qe kane hedhur leket duan 200000 protestues qe te kapin leket e tyre dhe te dalin me fitim.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Palloshi

          po edhe Palloshi thot qe ka 850 mij votues po aty te sheshi Nene Tereza, me organizime e intimidime, arriti te mblidhte sa ishin mbledhur dje me deshiren e tyre ne protest. Si e shpjegon ti kete?

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lubonja

          Eshte Fatos Lubonja , Shkullaku , Preç Zogaj me financimet e kapterit Fane te new 24 dhe idioti i Aleksander Meksit Nuk shkrepi dhe nuk ka pse dalin ne skene Ishte pergatitur qe shkrepi do nxirnin Spiropalin... Lubonja deklaron : nuk ka protestues se po bene vape ne France. Qe ne fillime u kuptua se kjo ishte nje pordhe este. Qente endacak qe enden rrugeve jane dekore i kinostudio Shqiperia e re. Kush i solli koqevaret nga krahina Shkullaku me ndihmen e Kurtovitçit. Ishte skenar amator

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Ideatori i kesaj proteste eshte saliu me iranin , dhe kosovaret e albinit greket e bejlerit dhe maqedonasit te cilet nuk jetojne ne shqiperi .Turp per drejtesin qe nuk mer masa per keta talebane , zombit e saliut .Kujtoni çfar ka thene saliu perpara 2-3 muajsh qe do te rezojme Ramen me protesta çdo dite , prandaj dhe populli shqiptar atdhedashes nuk e perkrah .

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fshatari

              Te dy nuk jane "faktore" por organizatore e financues. Pra eshte e qarte deri sa organizuesit e finacuesit nuk e lejojne do te thote se qellimi nuk ishin Flamigot e Zvernecit por Flamigot e Kryeminsitrise. Fakti qe nuk dolen udheheqes do te thote se lehte, pa udheheq, proteta e ka aritur qellimin. Protesta i futi Flamigot e Kryeminsitrise ne kotecin e tyre duke ju thene "Flamingove ju ka hije te kakarisin vetem ne kotecin tone, jo te ndonje tjetri" Se ne fund ne Shqiptaret nuk jemi Flamingo te lira, ne jemi Flamigo kopshti zollogjik te mesuar te jemi gjithmon ne nje kotec te caktuar.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Paraja paraja

                Eshte biznes per organizatoret! Ndoshta per "investitoret" eshe me qellime politike per destabilim. C, mund te presesh prej tyre ( Organizatoreve) vecanerishe qe pasi thone 2-3 fjali te mbushura me batuta halabakesh, i fusin nje batute per te bertet dhe ulurit turma pervecse interesi per para. Ata duan ta shtyn sa me shume, sepse organizatoret paguhen per cdo dite. ( Neser me shume). Parimi i Organitoreve : S'ka Proteste pa Pagese!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Palloshi

                  O Yllo eshte i thjesht motivi perse nuk po del lidership. Sepse neper vendet me super-korrupsion ku krimi eshte nje me pushtetin, sapo del lidershipi, tentohet me cdo mjet qe te korruptohet, linciohet, intimidohet, etj. Prandaj po e mendojn mir gjith procesin.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kris

                    Ha ha paska frike udheheqsi i protestes. Po nga se trembet, Si do behet Kryeminister kur ka frike? Ne se eshte figure e paster sduhet te trembet. Ai duhet te jete ne krye te protestes qe te njihet nga populli. Si mund ta votojme? Po sikur ndonje nga partite egzistente, Si i behet?

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje